Zbardhet drafti / Prokuroria speciale do hetojë zyrtarët e lartë

Publikuar tek: politike, më 08:53 27-12-2015 Zbardhet drafti / Prokuroria speciale do hetojë zyrtarët e lartë

Prokurori dhe Gjykatë speciale kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky është një nga propozimet kryesore të draftit të ndryshimeve kushtetese për reformën në Drejtësi.

Në dokumentin e plotë të siguruar nga “Panorama”, në nenin 53 të ndryshimeve kushtetuese parashikohet një strukturë e posaçme antikorrupsion me prokurorë të pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm, që zgjidhen nga Këshilli i Lartë i Prokurorëve. Madje, do të jenë prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion që do të kenë në varësi Byronë Kombëtare të Hetimit.

Por drafti për ndryshimet kushtetuese përcakton edhe monitorimin ndërkombëtar të Drejtësisë. Neni 2 i kapitullit “Vlerësimi kalimtar i kualifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve” shpjegon përbërjen dhe detyrat e këtij misioni.

“Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit është një bashkëpunim ndërmjet Komisionit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizatave të tjera ndërkombëtare dhe asistencës ndërkombëtare dypalëshe. Ky Mision ka të drejtë të emërojë vëzhgues ndërkombëtarë në të dyja shkallët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai kryesohet dhe vepron nëpërmjet Komisionit Europian që koordinon ndihmën ndërkombëtare”, thuhet në projektin për ndryshimet kushtetuese.

Vëzhguesit ndërkombëtarë do të jetë filtri kualifikues i çdo vendimi të komisioneve që do vlerësojnë gjyqtarët dhe prokurorët.

Vëzhguesit Ndërkombëtarë mund ta dërgojnë çështjen për shqyrtim në Komisionin e Pavarur Alternativ të Shkallës së Parë ose në Komisionin e Zgjeruar të Shkallës së Apelit, sidomos në rast se ata e konsiderojnë të paarsyeshëm vendimin e propozuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ose nëse konstatojnë tregues të mjaftueshëm dhe bindës që vendimi i propozuar është i papërshtatshëm, nuk mban parasysh fakte ose prova të rëndësishme, nuk bazohet në ligj, ose është rezultat i një ndikimi të papërshtatshëm”, thuhet në draft.

Drafti për ndryshimet kushtetuese zbulon kohën gjatë së cilës do të bëhet pastrimi i Drejtësisë nga të korruptuarit dhe të paaftët. Drafti përcakton periudhën 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2019 gjatë së cilës do të bëhet pastrimi i radhëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk duhet të jenë në Drejtësi.

Për këtë, gjyqtarët dhe prokurorët do të analizohen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në bazë të performancës dhe justifikimit të pasurisë së deklaruar prej tyre. Të gjithë komisionerët do të kenë të njëjtin status me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, gjatë gjithë mandatit dhe një pagë bruto prej 600.000 lekësh në muaj.

{gallery}fdssdfs{/gallery}{gallery}fdssdfs{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet korrespodenca me Presidentin, kërkohet shkarkimi i drejtores
Një gjyqtar shqiptar sulmon ambasadoren e BE, Romana Vllahutin? »
Article Logic
Execution time: 0.018694162368774
array(1) { ["section"]=> string(68) "zbardhet-drafti-prokuroria-speciale-do-hetoje-zyrtaret-e-larte-28649" }