Zbardhet e-maili i drejtoreshës së Tatimeve: Urdhri i pazakontë për vartësit

Publikuar tek: ekonomi, më 20:24 23-11-2016 Zbardhet e-maili i drejtoreshës së Tatimeve: Urdhri i pazakontë për vartësit

Një urdhër i pazakontë ky i drejtoreshës së Tatimeve Vasilika Vjero për punonjësit e administratës publike. Në datat 28 dhe 29 nëntor nuk do të ketë aspak pushim pavarësisht se janë ditë festash.

“Balkanweb” publikon komunikimin elektronik i cili u është përcjellë punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

“Nisur nga situata tejet shqetësuese e realizimit të të ardhurave dua t’ju kujtoj se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj strukturave të cilat nuk do performojnë sipas parashikimit të bërë nga secili prej jush.

Nuk do të tolerohet asnjë devijim nga ajo çka keni parashikuar dhe jeni angazhuar të realizoni në vijim të detyrave tuaja funksionale, ku realizimi i planit mbete absolutisht detyra juaj kryesore funksionale.

Për sa lartë, në datat 28-29 nëntor ë të gjitha strukturat tuaja do të vijojë puna për realizimin e planit, pra e përsëris të detyrës suaj funksionale parësore.

Besoj se jeni në gjendje të kuptoni detyrat funksionale, dhe se nuk mund të jem unë në çdo orë dhe ditë t’ju sjell në vëmendjen, mungesën e theksuar të impenjimit për mos realizimin e planit, mesazh ky që nënkupton situatën e rëndë të realizimit për muajin nëntor.

Ky është një e-mail që nuk do të përsëritet më as për këtë muaj, dhe as për muajt që vijnë. Pasojat e mosrealizimit të detyrës parësore funksionale jeni në gjendje t’i nënkuptoni edhe personalisht”, thuhet në mesazhin e dërguar nga drejtoresha Vasilika Vjero.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024740934371948
array(1) { ["section"]=> string(81) "zbardhet-e-maili-i-drejtoreshes-se-tatimeve-urdhri-i-pazakonte-per-vartesit-60477" }