Zbardhet e vërteta e sherrit tek Ligjet, batutat për bixhozin që ndezën ‘’zjarrin’’

Publikuar tek: politike, më 10:58 11-04-2015

Zbardhen batutat në Komisionin e Ligjeve, të cilat nxitën sherrin mes kryetarit Fatmir Xhafaj dhe drejtoreshës së Lojrave të Fatit Luneda Sufali.

Është dashur vetëm një shkëndijë që të ndizet një ‘’zjarr i madh’’ mes deputetëve. Në fakt kryetari Fatmir Xhafaj nuk ka qenë aspak në dijeni të shkëndijës, e batutave ‘hidh e prit’ mes deputetëve të pranishëm në komision.

Para se Xhafaj të merrte drejtimin e mbledhjes së komisionit, Pandeli Majko, një nga kandidatët e përfolur për Bashkinë e Tiranës ka dashur të bëjë shaka duke pyetur se kush ka konflikt interesi në këtë komision, në lidhje me lojrat e fatit. Në një përgjigje të shpejtë, Sufali ka kthyer përgjigjen ‘’bombë’’ që irritoi Xhafën, ‘’Këtu të gjithë dalin me konflikt interesi’’.

Xhafaj, duke mos qenë farë në dijeni të shakasë e qeshjeve të Majkos, e ka marrë seriozisht përgjigjen e Sufalit, duke e vlerësuar si fyese dhe duke i kërkuar daljen nga komisioni, urdhër që ka vazhduar pastaj me batutën e dytë  të Sufalit se ishte ''Pastruese''.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtarizimi i kandidatëve/ PS kandidon në Tropojë ish-nënkryetarin e PD-së Rexh Byberi
Zyrtarizimi i kandidatëve/ Rama takim me deputetët e qarqeve, Hafizi: Propozuam 5 kandidatët për veriun »
Article Logic
Execution time: 0.021206140518188
array(1) { ["section"]=> string(83) "zbardhet-e-verteta-e-sherrit-tek-ligjet-batutat-per-bixhozin-qe-ndezen-zjarrin-8431" }