Zbardhet e vërteta e vjedhjes së bujshme në dasmën e vëllait të Lulzim Bashës, çfarë ka ndodhur realisht

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:20 05-09-2016 Zbardhet e vërteta e vjedhjes së bujshme në dasmën e vëllait të Lulzim Bashës, çfarë ka ndodhur realisht

Rrjetet sociale dhe portalet online u bënë “lëmsh” ditën e sotme për një vjedhje të ndodhur në një dasmë në Vlorë. Detajet përkonin dhe shumë prej medieve aluduan se vjedhja kishte ndodhur në dasmën e vëllait të Lulzim Bashës.

Kështu u shkrua, se gjatë ceremonisë së dasmës private të Erlind Bashës, me vajzën që i ka vjedhur zemrën Eda Lundrën,  një kamerier ka vjedhur  zarfin dhuratë për vëllain e kreut të PD me vlerë 1 mijë euro .

Një gjë të tillë e raportoi edhe portali ynë por gazetarët tanë u interesuan më tej për ngjarjen duke zbuluar një tjetër të vërtetë.

Burime zyrtare nga policia kanë konfirmuar se vjedhja në fakt ka ndodhur në një dasmë tjetër dhe jo në atë të vëllait të kreut të PD.

Stafi ynë ndjen përgjegjësinë morale t’i kërkojë falje personazheve të përfshirë në lajm për përmendjen e emrit ndërsa theksojmë për lexuesit tanë se vjedhja nuk ka të bëjë me dasmën e përfolur si më sipër.

luli.jpg

dasmesplendor2_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035097122192383
array(1) { ["section"]=> string(109) "zbardhet-e-verteta-e-vjedhjes-se-bujshme-ne-dasmen-e-vellait-te-lulzim-bashes-cfare-ka-ndodhur-realisht-51937" }