Zbardhet formacioni anti-Maqedoni, mësoni ndryshimet te Shqipëria

Publikuar tek: sport, më 21:04 03-09-2016 Zbardhet formacioni anti-Maqedoni, mësoni ndryshimet te Shqipëria

Shqipëria luajti kundër Marokut pak ditë më parë në sfidën miqësore, ku përpos rezultatit, trajneri i kuqezinjve preferoi që të bënte disa eksperimente në formacion. U panë qartë ndryshimet, ndërsa u vu re mjaft mirë dhe vendosja që do të bëhet në fushë.

Në njërin krah formacioni 4-4-2 me risinë në mbrojtje, ku përkrah Gjimshitit në qendër luante Veseli, përpara portierit Berisha, ndërsa Agolli e Hysaj ishin në pozicionet e tyre në krah. Në këtë rreshtim De Biazi provoi Memushajn nga e djathta në mesfushë dhe Roshin majtas, ndërsa Balaj e Cikalleshi përbënin dyshen sulmuese, shkruan Newsport.al.

Në formacionin tjetër, Mavraj luante në qendër të repartit difensiv, në rreshtimin 4-3-3, me befasinë që kishte përkrah Migjen Bashën. Mesfusha me tre përbëhej nga Lenjani, Abrashi dhe Xhaka, ndërsa Gashi dhe Hyka nga krahët e sulmit mbështesnin Armando Sadikun.

Por, trajneri ende nuk e ka përcaktuar formacionin përfundimtar, pasi pritet që në stërvitjen e nesërme që do të zhvillohet në "Loro Boriçi" në orën 19:30, pritet që të përcaktojë përfundimisht 11-shen.

Megjithatë, në një vështrim të përgjithshëm, Shqipëria pritet që të zbresë të hënën  në darkë me këtë rreshtim: Berisha; Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Agolli, Memushaj, Xhaka, Basha, Roshi, Balaj, Sadiku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kompanitë e basteve shqiptare i kundërpërgjigjen provokimit serb me emrin e Kosovës
Ky është flamuri "gines" që nuk u lejua të futet në stadium, publikohet për herë të parë FOTO »
Article Logic
Execution time: 0.0043148994445801
array(1) { ["section"]=> string(70) "zbardhet-formacioni-anti-maqedoni-mesoni-ndryshimet-te-shqiperia-51795" }