Zbardhet formacioni i Shqipërisë kundër Armenisë, luajmë në sulm

Publikuar tek: sport, më 21:25 10-10-2015 Zbardhet formacioni i Shqipërisë kundër Armenisë, luajmë në sulm

Bazuar edhe në stërvitjen e fundit të Shqipërisë para ndeshjes kundër Armenisë, tashmë është i qartë formacioni titullar që trajneri Xhani De Biazi do të hedhë në fushë, transmeton Sportal.

Para portierit Etrit Berisha do të jenë Hysaj, Cana, Ajeti e Lenjani, që do të thotë se Lenjani do të spostohet në vend të Agollit (i pezulluar) dhe Ajeti do të luajë në qendër (në vend të Gjimshitit), aty ku është paraqitur mjaft mirë në dy ndeshjet zyrtare që ka luajtur, kundër Portugalisë në Elbasan dhe Danimarkës jashtë fushe.

Migjen Basha, Taulant Xhaka dhe Abrashi do të konfirmohen në mesin e fushës, por gjithçka tjetër ndryshon përpara.

Kjo për faktin se do të kthehen në formacionin titullar Odise Roshi e Shkëlzen Gashi, të cilët do të luajnë nga krahët, në mbështetje të sulmuesit të vetëm, që këtë radhë do të jetë Sokol Cikalleshi.

Kjo do të thotë se në krahasim me ndeshjen kundër Serbisë ulen në stol Berat Gjimshiti, Ledian Memushaj e Bekim Balaj, ndërsa Andi Lila u dëmtua në atë sfidë dhe vështirë se do të jetë qoftë edhe në stol ndaj Armenisë.

Formacioni i Shqipërisë:

Berisha

Hysaj              Cana               Ajeti                Lenjani

Basha              Xhaka             Abrashi

Roshi              Gashi

Cikalleshi

Lexo edhe:

Kombëtarja stërvitet në Armeni, De Biasi i ka lojtarët në dispozicion (Foto)

De Biasi në konferencë: Nesër i tregojmë Armenisë se një vend i vogël mund t’ia dalë

20 milionë euro në lojë për kualifikimin e Shqipërisë në “Francë 2016”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi në konferencë: Nesër i tregojmë Armenisë se një vend i vogël mund t’ia dalë
20 milionë euro në lojë për kualifikimin e Shqipërisë në “Francë 2016” »
Article Logic
Execution time: 0.0042159557342529
array(1) { ["section"]=> string(69) "zbardhet-formacioni-i-shqiperise-kunder-armenise-luajme-ne-sulm-22834" }