Zbardhet kërkesa e Prokurorisë drejtuar Kuvendit, Prenga konsumoi tre vepra penale, kërkohet arrestimi i deputetit

Publikuar tek: politike, më 12:12 06-09-2015 Zbardhet kërkesa e Prokurorisë drejtuar Kuvendit, Prenga konsumoi tre vepra penale, kërkohet arrestimi i deputetit

Është zbardhur kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku i kërkohet arrestimi i deputetit të PS-së Armando Prenga.

Në përleshjen që ndodhi dje në qytetin e Laçit, sipas Prokurorisë, Prenga ka konsumuar tre vepra penale, të mjaftueshme për kryer arrestimin e tij. Pas dorëzimit të kërkesës, pritet që Kuvendi të vendos ditën e nesërme për dhënien ose jo të miratimit për arrestimin e Prengës.

Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore, Prokuroria e Përgjithshme ka krijuar dyshimet e arsyeshme për kryerjen e veprave penale nga ana e deputetit Prenga, në bazë të argumentave si më poshtë:

– Me veprimin e tij të mbajtjes dhe përdorimit të armës së zjarri tip pistoletë, armë kjo tjetër nga ajo për të cilin është pajisur me leje nga organet kompetente,  gjatë konfliktit të ndodhur në mjedisin publik para Komisariatit të Policisë Laç, deputeti Armando Prenga ka konsumuar elementët e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/4 Kodit Penal.

– Me veprimin e tij të dëmtimit me armë të shëndetit të shtetasit T.C, duke qëlluar mbi të, deputeti Armando Prenga ka konsumuar elementët e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i K.Penal.

– Me veprimin  e tij të nxjerrjes dhe drejtimit të armës ndaj shtetasve që shoqëronin shtetasin GJ.C. para Komisariatit të Policisë Kurbin, me bashkëpunimin e disa shtetasve të tjerë, deputeti Armando Prenga ka konsumuar elementët e veprës penale “Kanosje”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 84 e 25 i K.Penal

 Për këtë arsye, me qëllim për t’i hapur rrugë një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm nga Prokuroria, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, kërkohet nga Kuvendi i Shqipërisë dhënia e autorizimit për arrestimin e deputetit të Kuvendit të  Shqipërisë Armando Prenga.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konfirmohet kriza e PLL, 31 kryetarë degësh kërkojnë largimin e kryetarit Gjana
Kuvendi ndryshon axhendën për të shmangur lirimin e Prengës. Rama: T’i hiqet urgjentisht imuniteti »
Article Logic
Execution time: 0.023507118225098
array(1) { ["section"]=> string(118) "zbardhet-kerkesa-e-prokurorise-drejtuar-kuvendit-prenga-konsumoi-tre-vepra-penale-kerkohet-arrestimi-i-deputetit-20093" }