Zbardhet letra e Brahos: Rama dhe Basha dhanë garanci për lirimin e Ismailajt, edhe SHBA kundër Metës

Publikuar tek: politike, më 17:59 14-10-2015 Zbardhet letra e Brahos: Rama dhe Basha dhanë garanci për lirimin e Ismailajt, edhe SHBA kundër Metës

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha kanë dhënë garanci nëpërmjet deputetit Top Doshi dhe ish-ministrit Dritan Prifti për lirimin nga burgu të biznesmenit Kastriot Ismailaj nëse ky i fundit rrëfehej kundër kreut të Kuvendit Ilir Metës për aferën “CEZ”.

Kjo është ajo çka shkruhet në letrën e Spartak Brahos, kryetar i Komisionit të Sigurisë, e zbardhur nga News24, drejtuar Presidentit të Republikës Bujar Nishani, kreut të Kuvendit Ilir Metës, ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Në letrën që ka rrjedhur nga Ministria e  Drejtësisë, shkruhet se Doshi dhe Prifti në emër të Ramës dhe Bashës i kanë dhënë garanci Vosjava Ismailajt se bashkëshorti i saj do të lirohej nëse dëshmonte kundër Metës. Braho shprehet në letër se burimet bëjnë të ditur se Doshi dhe Prifti kanë pohuar se edhe Ambasada e SHBA-së në vendin tonë është e interesuar për eleminimin politik të Metës. Sipas kreut të Komisionit të Sigurisë, ky skenar rrezikon ta çojë vendin drejt një konlfikti.

Letra e plotë e Spartak Brahos:

I nderuar Z. Naco

Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë dua t’ju informoj se nga burime të sigurta më konfirmohet se ekzistojnë dhe janë duke u ndërmarrë përpjekje serioze për realizimin e një skenari ogurzi që synon shkaktimin e kaosit dhe destabilitetit politik në vend dhe që ka për autorë kryesorë deputetin në gjykim Tom Doshi dhe ish-deputetin Dritan Prifti, gjithashtu nën hetim

Tom Doshi dhe Dritan Prifti janë dy të njohur të vjetër të Kastriot Ismailaj, i cili ndodhet I arrestuar nën akuzën e pastrimit të parave, por njëkohësisht edhe personazhi kryesor në çështjen CEZ-DIA.

Ata kanë kontaktuar dhe vazhdojnë të jenë në komunikim të vazhdueshëm me familjarë të sipërpërmendurit dhe në veçanti me bashkëshorten e tij Vojsava Ismailaj, për të përfshirë këtë të fundit përmes një skeme mashtrimi, shantazhi dhe me premtimin për të liruar nga akuza Kastriot Ismailajn, në këmbim të deklaratave ose intervistave që synojnë implikimin e Kryetarit të Kuvendit në skandalin CEZ-DIA dhe vazhdimin e skenarit të mëparshëm destabilizues.

spartak-braho-2Këto burim më konfirmojnë se takimi më i fundit mes Tom Doshit, Dritan Priftit dhe Vojsava Ismailajt është zhvilluar në Hotel Sheraton, ditën e Mërkurë, datë 23 Shtator 2015, duke filluar nga ora 14.31. Të njëjtat burime konfirmojnë se Tom Doshi dhe Dritan Prifti i kanë thënë Vojsava Ismailajt se bashkëshorti i saj mbahet i arrestuar me porosi të Kryetarit të Kuvendit.

Sipas burimeve, Tom Doshi dhe Dritan Prifti i kanë dhënë garanci Vosjava Ismailajt në emër të Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha për lirimin e bashkëshortit në këmbim të deklaratave apo intervistave të saj apo të bashkëshortit të saj që do të implikonin Kryetarin e Kuvendit, madje duke përmendur edhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si të interesuar në eliminimin politik të Ilir Metës.

Këto burime më bëjnë gjithashtu të ditur se pasi dështuan të ndikojnë përmes avokatit Vladimir Meçi, i cili mbron çështjet e Tom Doshit dhe Kastriot Ismailajt, këto ditë Tom Doshi i ka kërkuar Vojsav Ismailajt të takohen jashtë qytetit të Tiranës për të konkluduar marrëveshjen e tyre, duke i premtuar edhe largimin e saj dhe të familjes jashtë Shqipërisë.

Në këto kushte, duke patur parasysh precedentin e skenarit të dështuar kriminal që po gjykohet nga organet kompetente, i cili synonte të përfshinte dhe akuzonte Kryetarin e Kuvendit si porositës të ekzekutimit të dy deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi, me protagonist të pandehurin Durim Bami dhe deklarimin e dhënë nga ky i fundit nën kërcënimin e armëve, si dhe rrezikshmërinë e lartë shoqërore që paraqet Tom Doshi, në cilësinë time si Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvend dhe i ndërgjegjshëm për pasojat që mund të kenë për sigurinë dhe stabilitetin e vendit, presionet dhe veprimet kriminale të personave të përfshirë në këtë përpjekje për destabilitet dhe kaos, kërkoj:

Marrjen e masave për mbrojtjen fizike të Vojsava Ismailajt dhe familjes së saj, për të shmangur kërcënimet apo edhe më rëndë akoma, pengmarrjen e saj, për ta detyruar për të dhënë deklarata apo intervista që do të zhvendosnin vëmendjen apo devijonin qëllimin e hetimit të aferës CEZ-DIA.

Paralajmërimi për këtë skenar që është duke u zhvilluar nuk duhet neglizhuar pasi Tom Doshi dhe Dritan Prifti, janë edhe protagonistët kryesorë të vetëdeklaruar sit ë tillë të ngjarjeve që prodhuan dhunën e 21 Janarit 2011.

Me respekt

Spartak Braho

Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-drejtori i Doganave e Tatimeve, Ago: Një përgjigje për Crown Agents
Pas kallëzimit, Gjiknuri sulmon KLSH: Vegla e mbetur në dorë të PD-së »
Article Logic
Execution time: 0.01937198638916
array(1) { ["section"]=> string(105) "zbardhet-letra-e-brahos-rama-dhe-basha-dhane-garanci-per-lirimin-e-ismailajt-edhe-shba-kunder-metes-23120" }