Zbardhet letra e Bunjakut për shqiptarët e Zvicrës, u përmend vdekjet, vuajtjet dhe gjakun

Publikuar tek: sport, më 21:54 16-08-2016 Zbardhet letra e Bunjakut për shqiptarët e Zvicrës, u përmend vdekjet, vuajtjet dhe gjakun

Albert Bunjaku i ka bërë ftesë edhe lojtarëve shqiptarë të përfaqësueses së Zvicrës që t’i bashkohen Kosovës.

Nëpërmjet një letre prekëse, tekniku i përfaqësueses kosovare i bën thirrje atyre që t’i bashkohen skuadrës së tij për të treguar që janë bijtë e Kosovës. Sipas Bunjakut, duke u bërë pjesë e Kosovës ata kanë nderuar atdheun, por kanë lartësuar edhe veten e tyre.

“Trego se ti je biri i Kosovës që do t’ia zgjosh ëndrrat e fjetura me shekuj e t’ia zgjosh gëzimet e munguara nga vdekjet dhe vuajtjet. E di që edhe ty të vlon gjaku në gji sepse shumë netë ke mbetur pa fjetur por tash mund të shpërthesh si vullkan sepse ti je bir Kosove. Shokët e tu të tjerë e bënë më herët, sot është radha jote, bashkohu me ta, lartësoje veten, nderoje Kosovën. Sot është koha nesër mund të bëhet vonë”, shkruan Bunjaku në letrën drejtuar futbollistëve me origjinë kosovare që lujnë për përfaqësuesen e Zvicrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas Kelmendit, një tjetër shqiptare e Kosovës siguron medalje olimpike
Zbulohet dhurata që zv/presidenti Biden i bëri Majlinda Kelmendit »
Article Logic
Execution time: 0.043861865997314
array(1) { ["section"]=> string(94) "zbardhet-letra-e-bunjakut-per-shqiptaret-e-zvicres-u-permend-vdekjet-vuajtjet-dhe-gjakun-49939" }