Zbardhet ligji, para festave të fundvitit do falet një vit burg për çdo të dënuar

Publikuar tek: politike, më 07:38 02-12-2015 Zbardhet ligji, para festave të fundvitit do falet një vit burg për çdo të dënuar

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë një amnisti të përgjithshme për të burgosurit shqiptarë para festave të fundvitit. Lajmi është bërë me dije ditën e djeshme nga burime zyrtare.

Sipas këtyre burimeve, mësohet se amnistia do të prekë një numër të konsiderueshëm të dënuarish dhe pritet të ketë efekte direkte në uljen e mbipopullimit të burgjeve. “Përfitimi i përgjithshëm nga amnistia është se të gjithë të dënuarit përfitojnë ulje dënimi me një vit”, kanë thënë burimet zyrtare për “Panorama”.

Sipas tyre drafti i amnistisë tashmë është hartuar dhe është duke u diskutuar mes Ministrisë të Brendshme, Ministirsë së Drejtësisë dhe asaj të Mbrojtjes dhe më pas do të dërgohet për miratim në qeveri. Rruga që do të ndjekë më pas amnistia është kalimi i saj në komisionet parlamentare dhe para festave të fundvitit projektligji pritet të votohet në Kuvend.

Projektligji i amnistisë mësohet se parashikon një falje apo zbritje dënimi me një vit për çdo të dënuar. Ndërkohë përfitues do të jenë të dënuarit deri në dy vite heqje lirie. Po kështu përfitues janë edhe të dënuarit me kusht, apo me dënime alternative, gjithnjë në rastet kur dënimet janë të formës së prerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pacolli në librin e ri: Sinqeriteti im është gati proverbial…për këtë arsye s’u bëra asnjëherë politikani tipik
Në 2016-ën do legalizohen 50 mijë ndërtime pa leje »
Article Logic
Execution time: 0.021893978118896
array(1) { ["section"]=> string(86) "zbardhet-ligji-para-festave-te-fundvitit-do-falet-nje-vit-burg-per-cdo-te-denuar-26744" }