Zbardhet lista e të ftuarëve specialë në Kongresin e PS-së, mes tyre Tony Blair dhe Fatos Nano

Publikuar tek: politike, më 14:32 18-03-2016 Zbardhet lista e të ftuarëve specialë në Kongresin e PS-së, mes tyre Tony Blair dhe Fatos Nano Edi Rama dhe Tony Blair

Zbardhet lista e të ftuarëve specialë në Kongresin e Partisë mes tyre Tony Blair dhe Fatos Nano. Nuk dihet nëse Nano do të jetë i pranishëm, pasi ende nuk e ka konfirmuar prezencën e tij.

Kongresi do të nisë nesër dhe mes të ftuarëve që bëhen publikë janë: Ish-kryeministri britanik Tony Blair, ish-kryeministri italian Massimo D’Alema, Martin Schultz, presidenti i Parlamentit Europian, Gianni Pitella, lider i të Majtës Europiane.

Ndërsa nga shqiptarët, Rama ka menduar të ftojë ish-kryetarin Fatos Nano dhe dy ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani.

Ndërkohë që Edi Rama do të mbledhë sot deputetët socialistë, në një darkë për të diskutuar rreth zhvillimeve të nesërme. Darka do të mbahet rreth orës 18:00.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Refugjatët, Rama: Jemi gati. Avramopulos: Do ju mbështesim
Basha takon kongresmenin amerikan, me vete Selamin, Tabakun, Strazimirin dhe Mediun »
Article Logic
Execution time: 0.022596836090088
array(1) { ["section"]=> string(99) "zbardhet-lista-e-te-ftuareve-speciale-ne-kongresin-e-ps-se-mes-tyre-tony-blair-dhe-fatos-nano-35426" }