Zbardhet lista prej më shumë se 3 miliardë lekë e tenderave të financuara nga FZHR, 94% e fondit e shpërndarë tek kryebashkiak të majtë

Publikuar tek: ekonomi, më 10:45 22-07-2016 Zbardhet lista prej më shumë se 3 miliardë lekë e tenderave të financuara nga FZHR, 94% e fondit e shpërndarë tek kryebashkiak të majtë

Fondi i Zhvillimeve Rajonale (FZHR) ka tenderuar nga fondi i saj, 33 projekte me një vlerë prej 3 364 641 521 (tre miliardë e treqind e gjashtëdhjetë e katër  million e gjashtëqind e e dyzetë e një mijë e pesëqind e dyzëtë e një lekë), bazuar në të dhënat e databazës Prokurime Trasparente, Open Procurement.al, nga periudha 1 Janar - 11 Korrik 2016.

Në këtë listë me tridhjetë e tre tenderime për njëzet e pesë bashki, janë vetëm tre njësi të qeverisura nga kryebashkiak të një force politike të djathtë.  Pjesa tjetër prej njëzet e dy njësish përfituese, janë bashki të qeverisura nga kryebashkiak të forcave politike të majta.

 Në total fondi limit i këtyre investimeve është shpërndarë në 94% e totalit të vlerës së vënë në dispozicion nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, tek bashki të drejtuara nga kryebashkiak nga forca politike të majta dhe 6% drejt bashkive drejtuar nga kryebashkiak të forcave politike të djathta.

Nëse shikojmë sipas projekteve, vlerën më të lartë të financimit e ka përfituar investimi për Rikualifikimin Urban të Sheshit Skënderbej, Faza e Parë, pasuar po nga një investim në Bashkinë e Tiranës, si dhe është Rikualifikim Urban i Bllokut Nr. 1 Lapraka, (kufizuar nga rrugët Don Bosko, Shinat e Trenit Filanto, Turhan Pashë Përmeti, Ibrahim Pashë Bushatlliu, Lord Bajron, Riza Cuka, Learton Vathi, Pandi Dardha  dhe rruga Dritan Hoxha.

 Projekti i tretë sipas tenderimeve me vlerë më të financuar për këtë periudhë, është Zgjerim i Rrugës hyrëse të qytetit të Krujës, parkimi dhe Rikualifikimi i Qendrës së Qytetit.

Ajo që bie në sy në financimet për projekte të zonave më me pak zhvillim, në veri të vendit, është mbështetja për programe me impakt kryesisht estetik dhe argëtues si rikualifikim godinash apo ndërtime palestrash. Kjo kundrejt investimeve më utilitare dhe më me impakt zhvillimor të infrastrukturës bazikë si rrugë, ujësjellës dhe facilitete urbanistike.

Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, përcaktohet dhe shpërndahet sipas një procedure me konkurrim. Fondi është pjesë e Buxhetit të Shtetit, përfitohet nga njësi të qeverisjes vendore por vendimmarrja është në nivel qendror. Mbledhjet vendimmarrëse dhe sistemi i vlerësimit për projektet nuk janë aplikuar asnjëherë të hapura për publikun.

tenderat.png

tenderat_ballore.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020101070404053
array(1) { ["section"]=> string(139) "zbardhet-lista-prej-me-shume-se-3-miliarde-leke-e-tenderave-te-financuara-nga-fzhr-94-e-fondit-e-shperndare-tek-kryebashkiak-te-majte-47403" }