Zbardhet masakra në Mat, si u vranë punonjësit e Bashkisë për 10 metra rrugë (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:15 11-10-2018 Zbardhet masakra në Mat, si u vranë punonjësit e Bashkisë për 10 metra rrugë (DETAJE) Lokali ku ndodhi ngjarja

Qyteti i Matit është tronditur nga një ngjarje që ka ndodhur rreth 2 orë më parë, ku kanë mbetur të vdekur 3 punonjës të Bashkisë dhe është plagosur një tjetër.

54 vjeçari Kujtim Koxha, banues në fshatin Shëlli- Mat, në lokalin Q.K, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë breshëri plumbash shtetasit;

Mentor Hoxha, 36 vjeç, (shofer fadrome) banues në fshatin Burgajet Mat, si dhe ka plagosur rëndë e më pas kanë humbur jetën në spital në Tiranë shtetasit :

Erzen  Aliaj , 49 vjeç,  banues në Burrel (shofer kamionçine)

Hamit  Buci , 43 vjeç,  banues në fshatin Shëlli Mat . (banor fshati)

Dhe është plagosur rëndë shtetasi A.H,  40 vjeç,  banues në fshatin Burgajet të rrethit Mat.

Burime nga grupi hetimor për newsbomb.al kanë treguar se Kujtim Koxha ka qenë ne lokalin e fshatit Shëlli rreth ores 12.30, dhe në këtë kohë kanë ardhur punonjësit e Bashkisë të cilët po punonin në një rrugë fshati , ku janë ulur për të ngrenë drekë.

Në këto moment 54 vjeçari ju ka thenë punonjësve të Bashkisë dhe kryesisht Erzen Aliaj se përse nuk vini dhe më shtroni rrugën afër shtepisë time, përse po shtroni vetëm këtë rrugë. Në këtë kohë është çuar nga tavolina Erzen Aliaj ku kanë dalë jashtë lokalit dhe ka debatuar me Kujtim Koxhën, dhe e ka goditur me shuplakë ne fytyrë, mëson newsbomb.al

Ne këtë kohë janë ngritur punonjësit e tjerë duke i ndarë pasi Koxha ishte në gjendje te dehur.

Më pas autori ka shkruar në banesën e tij ku ka marrë armën e zjarrit dhe pasi është afruar tek  lokali ka qëlluar punonjësit  të cilët po konsumonin drekë, kanë treguar burime nga grupi hetimor për newsbomb.al

Pas krimit të kryer 54 vjeçari është larguar drejt pyllit të fshatit Burgajet, por duke qenë se në ndjekje janë vënë forca të shumta policie, të cilat brenda 1 ore,  kanë  kapur dhe arrestuar autorin Kujtim Koxha.

Newsbomb.al mëson se në vendin e ngjarjes janë është sekuestruar arma e krimit  tip automatik model 56 dhe 11  gëzhoja dhe një krehër me 18 fishekë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla mesazh Bashës, njerr numrin e telefonit: Pyet Saliun se i kujt është
I përfshirë në përgjimet e Babales, zbulohet kujt i përket numri »
Article Logic
Execution time: 0.0042011737823486
array(1) { ["section"]=> string(89) "zbardhet-masakra-ne-mat-si-u-vrane-punonjesit-e-bashkise-per-10-metra-rruge-detaje-137489" }