Zbardhet mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Nishani: U diskutua për Parisin dhe Malin, qytetarët të ndihen të sigurtë

Publikuar tek: politike, më 20:48 21-11-2015 Zbardhet mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Nishani: U diskutua për Parisin dhe Malin, qytetarët të ndihen të sigurtë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani thirri dhe zhvilloi sonte mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (KSK) lidhur me situatën e krijuar në rang global, evropian dhe në veçanti rajonal si pasojë e sulmeve terroriste të kohëve të fundit në Paris, në Mali, etj.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se kreu i shtetit dhe njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura pasi vuri në dukje dimensionin politik dhe ideologjik të kësaj lufte të re, theksoi se në këtë situatë kërcënuese, edhe Shqipëria si anëtare e NATO-s, vend kandidat për në Bashkimin Evropian dhe aleat i koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit ka detyrimet dhe përgjegjësitë e veta përkatëse.

Presidenti Nishani vlerësoi masat e marra nga qeveria si dhe angazhimet shumë serioze të agjencive ligjzbatuese në vend për të bashkërenduar veprimet konkrete edhe me partnerët në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

“Kreu i Shtetit vuri në dukje se në vijim të konkluzioneve të Këshillit Evropian për luftën kundër terrorizmit, Shqipëria është plotësisht e angazhuar për kontrollin e kufijve në rast të ndryshimit të fluksit të korridorit të emigrantëve dhe për parandalimin e trafikimit të armëve, edhe në kuadër të platformave rajonalëe për këtë qëllim. Në përfundim, Presidenti Nishani nënvizoi nevojën se në këtë lloj situate institucionet e shtetit duhen të lëshojnë mbi të gjitha mesazhe të palëkundura garancie dhe stabiliteti për t’i siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik dhe se janë marrë masat e nevojshme parandaluese dhe se janë ngritur dhe janë plotësisht operacionalë mekanizmat e reagimit e të përballjes me rrezikun e sulmeve të mundshme”, thuhet në njoftim.


Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare i thërritur nga Presidenti Bujar Nishani. Në mbledhje merrnin pjesë krerët e institucioneve më të rëndësishme të vendit, si kryeministri Edi Rama apo kreu i SHISH Visho Ajazi.

Mbledhja e u zhvillua me dyer të mbyllura dhe deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar se çfarë është diskutuar në të.


Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare i thërritur nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Në takimin që zhvillohet me dyer të mbyllura, marrin pjesë zyrtarët më të lartë dhe të rëndësishëm të vendit. Pjesë diskutimeve pritet të jetë situata e sigurisë në vendin tonë, pas sulmeve terroriste në Francë dhe atyre të evituara në Gjermani dhe Belgjikë.


Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 19.00 nga kreu i shtetit Bujar Nishani. Takimi vjen nën vëmendjen e kërcënimeve për terrorizëm, të cilat siç duket kanë mbërritur edhe në Shqipëri. 

Vetëm pak ditë më parë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mori një email kërcënues nga të ashtuquajturat Brigadat e Kuqe ku thuhej se “tani është radha juaj”.

Por ndërkaq, kreu i SHISH Visho Ajazi dy ditë më parë në mbrëmje vonë ka pasur një takim me ministrin e brendshëm dhe kryeprokurorin për rrezikun e terrorizmit.

Edhe vetë kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësim. Vetëm dy ditë më parë Tirana u zgjua me forca të shumta policie dhe kallashnikovë në rrugët dhe në grumbullimet kryesore që ka pasur në kryeqytet.

Askush nuk bën të ditur se cilat kanë qenë informacionet konkrete për ndonjë sulm terrorist në vend. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha kundër projektligjit të pronave: Është dhunim i hapur dhe i papranueshëm
Rama u rikthehet Lejeve të Legalizimit. Nga Stambolli shkon direkt në Rroskovec. Ja batutat që bëri me banorët »
Article Logic
Execution time: 0.024719953536987
array(1) { ["section"]=> string(120) "zbardhet-mbledhja-e-keshillit-te-sigurimit-nishani-u-diskutua-per-parisin-dhe-malin-qytetaret-te-ndihen-te-sigurte-25957" }