Zbardhet mbledhja e Ramës me deputetët, ja çfarë tha për ndryshimet në qeveri

Publikuar tek: politike, më 08:13 06-10-2015 Zbardhet mbledhja e Ramës me deputetët, ja çfarë tha për ndryshimet në qeveri

Kryesocialisti Rama ka përjashtuar dje mundësinë e ndryshimeve në qeveri. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist të zhvilluar dje në mesditë në selinë rozë, kreu i qeverisë ka qetësuar deputetët se nuk do të ketë ndryshime në kabinetin e tij qeveritar.

“Qeveria nuk do të ndryshojë dhe do të vazhdojë me vendosmëri punën për ndryshimin e Shqipërisë në rrugën e reformave që kemi nisur”, mësohet të ketë thënë Kryeministri para deputetëve të tij. Në këtë mënyrë, Rama i ka dhënë fund, ndoshta përkohësisht, opinioneve që janë shprehur pas takimit që kreu i qeverisë zhvilloi me kryetarin e Kuvendit të shtunën e kaluar menjëherë pas kthimit nga Nju Jorku. Kryeministri mësohet se i ka cilësuar kundërshtarë të qeverisë ata që kërkojnë ndryshime në qeveri.

“Ata që kërkojnë ndryshime qeverie sot, nuk janë ata që na kanë votuar, por ata që ose janë kundërshtarët tanë, ose hanë bukë nëpër gazeta e media duke sajuar ngjarje, përhapur thashetheme apo nxitur diversione”, ka vijuar Rama.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar socialist, Kryeministri para mediave tha se ndryshimet në qeveri kanë qenë vetëm sajesa mediatike, transmeton “Panorama”.

“Puna juaj është që ju mendoni, ju flisni, ju informoni, ju komentoni dhe kujtoni se ajo që është folur e kemi folur ne, ndërkohë që e keni folur ju”, deklaroi Kryeministri për mediat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Shqipëri- Serbi, ti tregojmë botës se jemi vend i së ardhmes, jo fushëbetejë e së shkuarës
Basha nis nga Lushnja turin e takimeve me qytetarët: Opozita nuk bën pazare me dyshen Rama-Meta »
Article Logic
Execution time: 0.02681303024292
array(1) { ["section"]=> string(82) "zbardhet-mbledhja-e-rames-me-deputetet-ja-cfare-tha-per-ndryshimet-ne-qeveri-22440" }