Zbardhet mesazhi i Hahnit për politikanët, çfarë i tha veçmas Ramës, Gjoshës, Bushatit, Tahirit, Bregut…

Publikuar tek: politike, më 13:24 30-03-2016 Zbardhet mesazhi i Hahnit për politikanët, çfarë i tha veçmas Ramës, Gjoshës, Bushatit, Tahirit, Bregut…

Sot komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn vizitoi Shqipërinë. Të gjithë sytë dhe veshët i patën te mesazhi që ai do të jepte. Te përgjigja nëse Shqipëria është gati për t’u integruar në mënyrë finale në BE, por Hahn përsëriti edhe njëherë, mesazhin që na ka ardhur shumë herë nga Bashkimi Europian: ka ende shumë punë për t’u bërë.

Megjithëse Hahn e theksoi se optimimizmi është diçka e mirë që ekziston te shqiptarët, sërish duket se Shqipëria nuk është ende gati. Pas një konference të vakët Rama-Hahn, u kuptua më së miri, se ajo që po çalon është përmbushja e reformave.

Por çfarë i tha kryeministrit Edi Rama, ministres së Integrimit Klajda Gjosha, ish-ministres Majlinda Bregu e disa zyrtarëve të tjerë të lartë shqiptarë si Bushati dhe Tahiri?

Newsbomb.al informohet nga burime të brendshme se mesazhi thelbësor i Hahn ishte respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe se nëse nuk bëhet reforma e të gjitha niveleve në gjyqësor, integrimi do të jetë larg.

Hahni dha mesazhin për respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese por njëkohësisht porositi politikanët që ta shohin pamjen e plotë, të asaj që humbasin nëse nuk votohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe nëse nuk bëhet reforma e të gjitha niveleve të gjykatës.

Hahn vazhdon punën me shqiptarët, në një tryezë të dytë. Ndërsa Rama i përkthen si fjalë inkurajuese ato të tijat: "Faleminderit komisionerit Hahn për fjalët shumë inkurajuese për progresin e bërë me reformat dhe mbështetjen e fortë që i jep Shqipërisë!"

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Strazimiri i përgjigjet Tahirit: Do më kenë përballë këta dhe të gjithë mjerot, "çufot" dhe "bubat kaçurrel" që montojnë skenare
Vladimir Kosta shpërthen kundër Eduard Shalsit: Prepotent e arrogant! »
Article Logic
Execution time: 0.027672052383423
array(1) { ["section"]=> string(104) "zbardhet-mesazhi-i-hahnit-per-politikanet-cfare-i-tha-vecmas-rames-gjoshes-bushatit-tahirit-bregut-36399" }