Zbardhet misteri, aktori i njohur shqiptar zbulon kush fshihet pas “Balena Blu” (EMRI)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:58 17-06-2017 Zbardhet misteri, aktori i njohur shqiptar zbulon kush fshihet pas “Balena Blu” (EMRI)

Loja e rrezikshme “Balena blu” e cila po prek shumë  adoleshentë në mbarë botën, sidomos në Rusi ka mbërritur edhe në Shqipëri, dhe rastet e denoncimit nga loja vdekjeprurëse për aplikuesit kanë qenë të shumtë në ditët e fundit.

 Por aludimet kanë qenë të shumta se kush fshihet pas kësaj loje dhe kush është “kuratori” i shumëkërkuar?

Aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj duket se ka zgjidhur këtë mister. Kuptohet, me nota humori ai tregon se pas lojës Balena blu fshihen Dëshmitarët e Jehovait. Edhe këta të fundit janë përfolur vite më parë se nxisin të vegjlit të vrasin veten, duke u thënë se ringjallen në botën tjetër.

“Nuk është Balena blu janë thjesht Dëshmitarët e Jehovait të maskuar me një tjetër emër...” , shkruan aktori.

Pavarësisht se në mediat e huaja kanë raportuar arrestime të shumta lidhur me personazhin e njohur të “kuratorit” që udhëzon adoleshentët, sërish hetimet janë ende intensive dhe loja vazhdon të shpërndahet frikshëm. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021819829940796
array(1) { ["section"]=> string(87) "zbardhet-misteri-aktori-i-njohur-shqiptar-zbulon-kush-fshihet-pas-balena-blu-emri-82811" }