ZBARDHET misteri i BRESHKËS, si u gjet në Lezhë dhe u lëshua e dëmtuar në det (FLET i ALARMUAR EKSPERTI)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:06 11-07-2018 ZBARDHET misteri i BRESHKËS, si u gjet në Lezhë dhe u lëshua e dëmtuar në det (FLET i ALARMUAR EKSPERTI) Profesor doktor Idriz Haxhiu dhe breshka e gjetur sot

Një breshkë gjigante detare e llojit “Caretta Caretta” ka dalë sot në ujërat e Rradhimës, shoqëruar edhe me një zhurmë të madhe mediatike por edhe debat mes ekspertësh. Fillimisht u tha se breshka është vjedhur nga një makinë nga Rradhima por pas disa orësh, u sqarua se breshka është dërguar në një qendër të Zonave të Mbrojtura.

Newsbomb.al kontaktoi me Profesor doktor Idriz Haxhiu, eksperti i parë për breshkat detare në Shqipëri, njëherazi Specialist i Grupit për Mbrojtjen e Breshkave detare në IUCN.

Profesori na tregoi se në fakt breshka është zbuluar fillimisht në Lezhë por më pas është dërguar në Rradhimë me pretendimin se qendra në Lagunën e Patokut nuk është funksionale.

Pas dërgimit në qendrën e Rradhimës, breshka është lëshuar sërish e dëmtuar në det por sot ujërat e kanë nxjerrë edhe njëherë në breg.

Profesori thotë për newsbomb.al se breshkat detare janë globalisht të rrezikuara, janë gjallesa shumë të vjetra të cilat janë shfaqur në planet njëkohësisht me dinosaurët ndaj bëhet lufta për t’i mbrojtur.

Profesor çfarë ndodhi me breshkën e gjetur sot në Rradhimë dhe cili është shqetësimi juaj si ekspert?

Në Lagunën e Patokut në kuadër të një projekti të BE është ndërtuar një qendër për kërkimin shkencor dhe ndihmën e parë për breshkat detare. Kjo qendër operon që ditën e parë që është hapur me breshkat duke i marrë në studim e duke ndihmuar të dëmtuarat, merr rreth 300 breshka studim në vit.

Një breshkë e cila është gjendur në Lezhë, para 2 apo 3 javësh merret nga administrata e zonave të mbrojtura, injorohen ekspertët e fushës dhe dërgohet në Rradhimë në një akuarim që sipas tyre është një qendër për ndihmën e parë për breshkat detare.

Kjo breshke e cila u dërgua në Rradhimë, pasi ka marrë ndihmën e parë është rikthyer në det, sot breshka doli në Rradhimë e dëmtuar.

Kjo për kryëneçësi. Breshka u gjet në Lezhë dhe ne ishim aty. Jemi një grup ekspertësh që merremi me studimin dhe kurimin e tyre.

Ku është aktualisht breshka dhe si është gjendja e saj?

Breshka është në Rradhimë në Qendrën e Zonave të Mbrojtura, veterinerin e kanë aty por s’dinë çfarë duhet të bëjë për breshkat detare. Tani kërkuan ndihmën tonë dhe sigurisht ne jemi ekspertë i kemi dedikuar jetën këtyre gjallesave ndaj do asistojmë nëse do të jetë nevoja.

Në dijeninë tuaj, e cilit lloj është breshka?

Breshka është e llojit Caretta Caretta, e matrikulluar nga ekipi shqiptar që punon në Patok, breshka nuk noton dot se ka një dëmtim në një nga gjymtyrët.

Breshkat detare janë globalisht të rrezikuara, janë gjallesa shumë të vjetra që janë shfaqur në planet njëkohësisht me dinosaurët ndaj bëhet lufta për t’i mbrojtur.

Ne para tre javësh kemi zbuluar që ky lloj folezon në Shqipëri, folezimi është sporadik, ujërat shqiptare shërbejnë si terrene ushqimi për to./ newsbomb.al

Breshka e gjetur në ujërat e Rradhimës

36899274_2021813614508895_962853018322075648_n.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Relatori i çështjes “Tahiri” në sitën e vetingut, ja kur do të përballet me KPK
Aksidenti FATAL në Pogradec, nëna e 3 fëmijëve u përplas para derës së shtëpisë (EMRI-DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.022528171539307
array(1) { ["section"]=> string(108) "zbardhet-misteri-i-breshkes-si-u-gjet-ne-lezhe-dhe-u-leshua-e-demtuar-ne-det-flet-i-alarmuar-eksperti-127548" }