Zbardhet misteri, Shuaip Beqiri zëvendëson Mimoza Arapin në Konispol

Publikuar tek: politike, më 14:16 03-05-2015 Zbardhet misteri, Shuaip Beqiri zëvendëson Mimoza Arapin në Konispol Shuaip Beqiri

Zbardhet misteri për kandidatin e majtë që do të zëvendësojë Mimoza Arapin në Konispol. Sipas burimeve të Newsbomb.al ai është Shuaip Beqiri.

Tërheqja e Mimoza Arapit nga kandidimi për Bashkinë e Konispolit, ka risjellë edhe njëherë në politikë, Beqirin, i cili ka qenë kandidat për deputet në listat e të majtëve. Beqiri nuk arriti të fitojë në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 për këtë zonë por duket se të majtët e rikonsideruan sërish atë për ta vënë përballë kandidatit të djathtë Ismail Myrtaj.

Shuaip Beqiri ka studiuar mjekësi në degën e imazherisë. është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Mimoza Arapi, kandidatja e cila vinte nga rradhët e PDIU në koalicion me të majtën për garën e bashkisë së Konispolit u tërhoq dje nga gara dhe shkak i largimit sipas saj u bë një kauzë më madhore.

“Ky largim nuk vjen prej shpifjeve dhe thashethemeve, me të cilat kam qenë e gatshme të përballem në çdo rast, por në shërbim të një kauze më madhe se sa çdo individ. Unë do jem haptazi dhe tërësisht në krah të kandidatit të ASHE-së për kryetar të Bashkisë Konispol dhe ju njoftoj se do ta vazhdoj angazhimin tim në një detyrë të lartë shtetërore”, sqaroi dje Arapi.

shuaipbeqiri

Shuaip Beqiri gjate fushates per deputet ne 2013

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tafaj dorëzon firmat në KQZ dhe “thumbon” Gurin e Bojaxhi: Firmat i kam mbledhur derë më derë
Shkreli: Bashkia presion gjykatës për lejen e pallatit 9-katësh te ish-blloku »
Article Logic
Execution time: 0.0040919780731201
array(1) { ["section"]=> string(73) "zbardhet-misteri-shuaip-beqiri-zevendeson-mimoza-arapin-ne-konispol-10275" }