Zbardhet pasuria e ministrave, bashkëshortet me paga pesëfish më të larta

Publikuar tek: politike, më 07:15 27-04-2016 Zbardhet pasuria e ministrave, bashkëshortet me paga pesëfish më të larta

Deklaratat e pasurisë së ministrave të kabinetit Rama janë bërë publike dje nga portali “Open Spending Albania”.

Deklaratat që janë depozituar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive do të jenë të aksesueshme për publikun në fund të këtij muaji, ndërsa deklaratat e këtij viti nuk kanë të dhëna bombastike.

Panorama” shkruan se ajo që bie në sy është pasuria e ministres së Inovacionit në Francë, e cila disponon një apartament prej 210 m² me vlerë 905 mijë euro. Por dhe një studio, të cilat ajo i jep sot me qira. Bashkëshorti i saj ka të ardhura vjetore prej 116 mijë eurosh, ndërsa ministrja 1.6 milionë lekë të rinj.

i varfër deklarohet ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, që deklaron si të ardhur pagën e tij si deputet e më pas si ministër, ndërsa shlyen për 25 vjet kredinë për banesën ku jeton.

Ajo që bie në sy në deklaratat e sivjetme të ministrave janë pagat e mira që kanë bashkëshortet e tyre, në disa raste 5 herë më të larta se pagat e ministrave. Ministrat deklarojnë dhe shtëpi të trashëguara nga prindërit e tyre, shtëpi të privatizuara në vitin 1993. Në deklaratat e tyre vihen re shitje dhe blerje automjetesh, kryesisht nga bashkëshortet, ndërsa ka dhe lëvizje të llogarive bankare.

Thuajse të gjithë ministrat kanë hapur llogari për fëmijët e tyre, ndërsa kanë hapur dhe llogari afatgjatë pensioni për veten e tyre. Llogaritë bankare të anëtarëve të kabinetit qeveritar kanë dhe karta krediti në emër të tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gratë zihen për stadiumin, Zhupa: Do e modernizosh si Doganat. Spiropali: Je vetëm një zëdhënëse
Edi Rama nuk duron më: Ofendon me epitete kundërshtuesit e Stadiumit Kombëtar »
Article Logic
Execution time: 0.016642093658447
array(1) { ["section"]=> string(78) "zbardhet-pasuria-e-ministrave-bashkeshortet-me-paga-pesefish-me-te-larta-38799" }