Zbardhet programi i dasmës Mbretërore, ja detajet e ceremonisë madhështore

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:59 07-10-2016 Zbardhet programi i dasmës Mbretërore, ja detajet e ceremonisë madhështore

Ceremonia martesore e Princit Leka II dhe Elia Zaharias do të nisë herët ditën e nesërme me një program të detajuar plot surpriza dhe të ftuar specialë.

Në orën 11:00 pritet të fillojë celebrimi në Sallën e Fronit, drejtuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në orën 11.15 përfaqësuesit e klerit në Shqipëri do të mbajnë fjalën e tyre përshëndetëse për këtë martesë dhe në orën 11.30 celebrimi do të mbyllet me fotot përkatëse, për të vazhduar me një pritje prej 800 të ftuarish në Rezidencë.

Në orën 12.15 parashikohet mbërritja e çiftit dhe të ftuarëve në festën në Oborr, ku Princ Leka do të mbajë një fjalim. Festa parashikohet të zgjatë rreth dy orë.

Festa do të hapet me kalimin e çifteve, të kryesuar nga Princi Leka dhe Princeshë Elia Zaharia dhe fjalimin përshëndetës të Skënder Zogu rreth orës 20.50.

Më pas gjatë mbrëmjes, do të mbajnë fjalën e tyre, edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia, Princ Leka II dhe Princesha Elia, për ta finalizuar festën me çastin e tortës në orën 24.00.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025882005691528
array(1) { ["section"]=> string(79) "zbardhet-programi-i-dasmes-mbreterore-ja-detajet-e-ceremonise-madheshtore-55449" }