Zbardhet propozimi i LSI-së, ja ku nuk bien dakord me draftin për Reformën në Drejtësi

Publikuar tek: politike, më 15:11 15-01-2016 Zbardhet propozimi i LSI-së, ja ku nuk bien dakord me draftin për Reformën në Drejtësi

Zbardhet propozimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në lidhje me Reformën në Drejtësi. Sot deputeti i LSI-së Spartak Braho i ka dorëzuar kryetarit të Komisionit Parlamentar, Fatmir Xhafajt opinionin se ku duhet ndryshuar ky variant që është gati. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Ministri i Drejtësisë dhe Prokuroria, janë disa nga pikat ku duhet ndërhyrë sërish, sipas Brahos.

“Sa për sqarim, ne kemi një opinion. Nuk kemi një draft’’, ka deklaruar Braho në komision.

Braho foli në komision edhe për pazare dhe allishverishe, duke thënë se Dialogu profesional bëhet në tavolinë.

“Ne ndahemi me draftin te sistemi I karrierës, duam të dominojë. Për mandatet e , lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kemi një opsion tjetër lidhur me organizimin e Gjykatës së Lartë, një gjykim tjetër lidhur me organizimin e Prokurorisë, duke e parë atë si një organ të unifikuar, natyrisht me të drejtën që të funksionojë pranë saj me strukturat pranë saj anti-korrupsion, por s’mund të ketë struktura të tjera që raportojnë në Kuvend përveç prokurorit të Përgjithshëm kështu e përcakton Kushtetuta., disa të tjera që e rrisin rolin e ministrit të Drejtësisë etj etj. Unë do ia paraqes Z.Xhafaj.”, tha Braho.

{gallery}draftlsi{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xhafaj: PS do të kapë drejtësinë?! Si ta kapim kur duhen 84 deputetë? Nuk ka supermaxhorancë, ju keni thënë që është divorcuar
Berisha: Për Ramën, Beqaj është hajduti më i suksesshëm në vjedhjen e shtetit »
Article Logic
Execution time: 0.0258469581604
array(1) { ["section"]=> string(91) "zbardhet-propozimi-i-lsi-se-ja-ku-nuk-bien-dakord-me-draftin-per-reformen-ne-drejtesi-30091" }