Zbardhet raporti i qeverisë, a i ka plotësuar Shqipëria kushtet e BE?

Publikuar tek: politike, më 14:22 11-02-2018 Zbardhet raporti i qeverisë, a i ka plotësuar Shqipëria kushtet e BE?

Qeveria shqiptare ka dorëzuar në Kuvend një raport prej 23 faqesh ku shpjegon se si ministritë kanë punuar me “detyrat e shtëpisë” për integrimin, në përmbushje të prioriteteve për hapjen e negociatave për anëtarësim në qershor. Në dokumentin e siguruar nga Report TV, sa i takon klimës politike, qeveria e konsideron marrëveshjen e 18 majit një provë të angazhimit të ekzekutivit për konsensus politik që ndikoi pozitivisht në procesin e integrimit.

Duke u ndalur tek lufta kundër krimit të organizuar, qeveria është fokusuar në raport në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar.

Në periudhën Shtator 2016 – Shtator 2017, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, u shënua një rritje masive prej 73.459 kg në sasinë e kanabisit të sekuestruar. Gjatë vitit 2017, sipas qeverisë janë asgjësuar 933.014 bimëve narkotike në 2 754 parcela.

Këto, sipas raportit janë 1.7 milionë rrënjë më pak, krahasuar me vitin 2016. “Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia me 1.722.789 në numrin e bimëve narkotike të asgjësuara dhe me 3476 në numrin e parcelave të identifikuara, është rezultat i reduktimit në nivele domethënëse të kultivimit të kanabisit.

Rezultatet në identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike ishin gjithashtu pasojë e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përfshi misionet e fluturimit me Guardia di Finanza të Italisë”, thuhet në raport. Raporti vlerëson se provat e para të Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe Vettingu shtesë në polici, do të jenë elementë favorizues që Shqipëria të hapë negociatat. Por me hartimin e legjislacionit të përafruar që kërkon Bashkimi Evropian, Shqipëria ke ende shumë për të bërë: dhjetëra projektligje dhe akte nënligjore duhet të miratohen nga parlamenti dhe qeveria.shqiptarja.com

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy ministrat e Ramës në përgjimet e dosjes kriminale, deputeti i PD zbulon emrat: Ja për kë bëhet fjalë
Denoncon politikani: Brenda 3 javësh Shqipëria u dënua me 70 milion euro (PUBLIKON DOKUMENTE) »
Article Logic
Execution time: 0.044176816940308
array(1) { ["section"]=> string(74) "zbardhet-raporti-i-qeverise-a-i-ka-plotesuar-shqiperia-kushtet-e-be-109900" }