Zbardhet sherri mes deputetëve, Piro Lutaj futi këmishën në pantallona, gjest që nervozoi Asllan Dogjanin

Publikuar tek: politike, më 07:55 26-11-2015 Zbardhet sherri mes deputetëve, Piro Lutaj futi këmishën në pantallona, gjest që nervozoi Asllan Dogjanin Asllan Dogjani dhe Piro Lutaj

Zbardhet sherri mes deputetëve Piro Lutaj e Asllan Dogjani në Kuvend. Dy deputetët u konfliktuan keq dje me grushta, duke hedhur karriget madje edhe me fjalë fyese. Por çfarë shkaktoi tërbimin e Dogjanit?

Ja debati mes deputetit socialist Lutaj dhe atij demokrat Dogjani siç raporton ''Panorama'':

Lutaj: Zotërinj të nderuar, buxheti i hartuar nga Ministria e Financave ka marrë parasysh edhe sugjerimet tuaja dhe mendoj se është i mjaftueshëm për të përmbushur misionin e shërbimit tuaj!

Dogjani: Si ka mundësi, o zotëri, që paraqitesh me dy fytyra? Kur ishim bashkë në opozitë, mbaje tjetër qëndrim, kërkoje që institucionet e sigurisë kombëtare, siç është SHISH, të mbështeteshin dhe të financoheshin më mirë dhe me më  buxhet për të përmbushur misionin, Ndërsa tani del dhe na thua buxheti është i mjaftueshëm, mos hapni gojë dhe shkoni të përmbushni misionin tuaj. A mund të garantohet siguria kombëtare me kaq buxhet? Je me dy fytyra!’’

Lutaj:Si njeri me dy fytyra të gjithë të njohin ty, që gdhihesh socialist dhe ngrysesh demokrat!

(Përplasje karrigesh)

(Lutaj fut këmishën në pantallona, Dogjani ofendohet)

(Grushta, ndërhyjnë deputetët Pjerin Ndreu dhe Arben Çuko)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti i PD, Selami flet hapur: Basha më ka zhgënjyer, nuk kemi drejtim
Meta takon kreun e politikave të BE në Itali: Përqëndrim te 5 prioritetet kyçe »
Article Logic
Execution time: 0.032022953033447
array(1) { ["section"]=> string(109) "zbardhet-sherri-mes-deputeteve-piro-lutaj-futi-kemishen-ne-pantallona-gjest-qe-nervozoi-asllan-dogjanin-26296" }