Zbardhet takimi Berisha - Donald Lu, çfarë u diskutua për deklaratën e “armatosjes”?

Publikuar tek: politike, më 16:53 22-04-2016 Zbardhet takimi Berisha - Donald Lu, çfarë u diskutua për deklaratën e “armatosjes”?

Ish-kryeministri Sali Berisha u takua gjatë ditës së sotme me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe atë të Bashkimit Europian, Romana Vllahutin.

Berisha thotë se në takim u diskutua për dy çështje kryesore; arrestimin e Emiljano Shullazit dhe Reformën në Drejtësi. Ish-kryeministri shprehet se përveç këtyre dy çështjeve “në takim u diskutua gjerësisht mbi lidhjet e politikës me krimin në tërësi”.

Por edhe pse takimi ndodhi një ditë pas deklaratës së Berishës ku i bëri thirrje popullit të armatoset dhe të mbrojë veten nga qeveria, deklaratë që e penalizoi atë me 10 ditë përjashtim nga Kuvendi, sipas tij, kjo nuk ka qenë temë e diskutimeve me ambasadorin amerikan dhe atë të BE.

“Sot prita në një takim ambasadoren e Bashkimit Europian, zonjën Romana Vlahutin dhe Ambasadorin e SHBA zotin Donald Lu. Në këtë takimu diskutua gjerësisht për dy çështje:

-Çështja Shullazi, ajo e bandës së tij, arrestimi, lidhjet e tij me zyrtarët e niveleve me të larta në qeveri, parlament, polici dhe institucione te tjera, terrori i kësaj bande në qytetin bregdetar të Durrësit në pjesën jugore të Tiranës dhe zona të tjera të vendit, arsenali i armëve që disponon kjo bandë, më e madhja në historinë e vendit dhe më e fuqishmja në lidhjet e saj politike. Arrestimin rreth 7 herë gjatë qeverisë së mëparshme dhe dënimin e tij në gjykata si dhe dëmshpërblimin e tij në kundërshtim flagrant me ligjin, në vitin 2014, nga miqtë e tij qeveritar e kryeqeveritar!

-Reforma në drejtësi dhe ecuria e saj ishte çeshtja tjetër për të cilën u diskutua gjerësisht. Në këtë takim rikonfirmova mbështetjën time për reformën në drejtësi, si një proces jetik për shtetin ligjior në Shqipëri.

Në takim u diskutua gjerësisht mbi lidhjet e politikës me krimin në tërësi”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas përjashtimit nga Kuvendi, reagon për herë të parë Sali Berisha
Vangjush Dako prezanton një projekt të ri për Durrësin, do kushtojë 6 milionë dollarë »
Article Logic
Execution time: 0.34499597549438
array(1) { ["section"]=> string(84) "zbardhet-takimi-berisha-donald-lu-cfare-u-diskutua-per-deklaraten-e-armatosjes-38388" }