Zbardhet takimi Meta-Hahn, reforma në drejtësi parakusht për hapjen e negociatave për anëtarësim

Publikuar tek: politike, më 17:35 30-03-2016 Zbardhet takimi Meta-Hahn, reforma në drejtësi parakusht për hapjen e negociatave për anëtarësim

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili shoqërohej prej Ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin.

Kryetari i Kuvendit, Meta shoqërohej prej Kryetares së Komisionit të Politikës së Jashtme, Arta Dade, Kryetares së Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian znj. Majlinda Bregu dhe Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit, Albana Shtylla.

Fokusi i bisedimeve mes Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe Komisionerit të BE Johannes Hahn u vendos mbi rëndësinë e përmbylljes së fazës së ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë, ku Meta rikonfirmoi se menjëherë pas dakortësisë së palëve politike në Komisionin e Posaçëm, ndryshimet e propozuara do të votohen menjëherë në Kuvend pa vonesa.

Duke theksuar rëndësinë e konsensusit për një reformë të qëndrueshme, Meta shprehu mirënjohjen për kontributin e vyer të Komisionit të Venecias përgjatë këtij proces si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të strukturave të Bashkimit Evropian, veçanërisht të Misionit EURALIUS në Tiranë dhe të Parlamentit Evropian në gjetjen e një kompromisi dhe për garantimin e gjithëpërfshirjes.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit Meta vuri në dukje se faza e implementimit të reformës në drejtësi është kyçe jo vetëm për efikasitetin e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe për përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë, veçanërisht në raport me investitorët.

Komisioneri Evropian për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn u shpreh se përmbyllja e reformës në drejtësi është faza më kyçe e këtij procesi dhe vuri në dukje se reformimi i sistemit të drejtësisë është parakusht për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në këtë drejtim, z. Hahn theksoi se Komisioni Evropian do vazhdojë t’i qëndrojë pranë Shqipërisë për përshpejtuar progresin e procesit të integrimit evropian të vendit, i cili duhet trajtuar si një interes i përbashkët kombëtar.

Duke diskutuar mbi axhendën e reformave të tjera, Meta dhe Hahn theksuan më tej rëndësinë e realizimit në kohë të Reformës Zgjedhore në respekt të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Kryetari i Kuvendit, Meta dhe Komisioneri Hahn biseduan në përfundim edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, ku u evidentua roli kyç i Shqipërisë si dhe u nda bindja se Procesi i Berlinit është thelbësor për thellimin e ndërlidhjes dhe bashkëpunimit rajonal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas 18 vitesh, një ministër i Jashtëm i Norvegjisë viziton Tiranën
Lirohen 13 protestuesit e PD: Ç’të themi? U arrestuam se shkelëm barin?! »
Article Logic
Execution time: 0.004478931427002
array(1) { ["section"]=> string(101) "zbardhet-takimi-meta-hahn-reforma-ne-drejtesi-parakusht-per-hapjen-e-negociatave-per-anetaresim-36428" }