Zbardhet takimi në Shtëpinë e Bardhë, Obama-Ramës: Shqipëria nën lidershipin tuaj, pikë referimi

Publikuar tek: politike, më 20:28 14-04-2016 Zbardhet takimi në Shtëpinë e Bardhë, Obama-Ramës: Shqipëria nën lidershipin tuaj, pikë referimi

Është zbardhur takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë. Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit shqiptar, në takim “u fol për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, procesin e reformave dhe rolin e kontributin e Shqipërisë në rajon.”

 “Shqipëria është një aleat i jashtëzakonshëm. Unë dua t’ju falenderoj për çfarë ju keni bërë. Nën lidershipin tuaj, Shqipëria është tani një pikë referimi në Ballkan dhe një nga aktorët më të përgjegjshëm në rajon. Ne vlerësojmë rolin tuaj dhe ju mbështesim plotësisht,” – u shpreh Presidenti Obama, citohet nga zyra e kryeministrit.

Ndërkohë, Kryeministri Rama falenderoi Presidentin Obama për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë dhe rajonin, duke e konsideruar Ballkanin e sotëm një histori suksesi të politikës së jashtme amerikane.

“Shqipëria është një vend pro amerikan, është një partner serioz në NATO dhe ajo që ne sot po bëjmë në Ballkan, duke çelur një faqe të re në historinë e bashkëpunimit në rajon, është edhe falë asaj çka SHBA ka bërë për rajonin. Ballkani sot është një histori suksesi e politikës së jashtme të SHBA-së,” - nënvizoi Kryeministri Rama.

Kryeministri Rama e njohu Presidentin Obama dhe Zëvendëspresidentin Biden me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, duke u ndalur kryesisht në reformën në drejtësi, ndërkohë që prezantoi edhe nismën për të hapur në Tiranë, Qendrën Rajonale për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Çfarë donte hija e Lulzim Bashës në oborrin Shtëpisë së Bardhë?!”
Rama i rrëfen Obamës premtimin që i bëri Endri Fugës në vitin 2008 »
Article Logic
Execution time: 0.021207094192505
array(1) { ["section"]=> string(99) "zbardhet-takimi-ne-shtepine-e-bardhe-obama-rames-shqiperia-nen-lidershipin-tuaj-pike-referimi-37713" }