Zbardhet vdekja e 13-vjeçares në Tiranë, policia: U vetëvra me armën e gjahut të babait

Publikuar tek: aktualitet, më 13:26 12-10-2018 Zbardhet vdekja e 13-vjeçares në Tiranë, policia: U vetëvra me armën e gjahut të babait

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme ku 13 vjeçarja Kasandra Brahja u gjet pa shenja jete nga babai i saj në Tiranë.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor rezulton se e mitura dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e djeshme ku shtetasia K. B., 13 vjeçe është shoqëruar për ndihmë mjekësore në spital nga i ati i saj, shtetasi Xh. B., ku dhe më pas ndërroi jetë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale (kqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve),  ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U plagos me armë zjarri, kush është 18 vjeçari nga Tirana (EMRI)
‘Metodë e re’, celularët futen në burg përmes një topi futbolli (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0044698715209961
array(1) { ["section"]=> string(92) "zbardhet-vdekja-e-13-vjecares-ne-tirane-policia-u-vetevra-me-armen-e-gjahut-te-babait-137556" }