Zbardhet vendimi, Fatmir Mediu i dënuar me 3 vite burg në Itali

Publikuar tek: politike, më 06:31 21-09-2015 Zbardhet vendimi, Fatmir Mediu i dënuar me 3 vite burg në Itali Fatmir Mediu dhe vendimi i gjykatës italiane

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu rezulton të jetë i dënuar me të paktën 3 vite burg në Itali. Është gazeta Tema ajo që publikon dosjen penale të vitit 2000, ku Mediu rezulton të jetë dënuar për mbështetjen e dhënë ndaj një personi që akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge.

Përveç dënimit me tre vite burg, deputetit të Kuvendit të Shqipërisë i është ndaluar nga Gjykata e Milanos përjetësisht mbajtja e posteve shtetërore.

Sipas vendimit të Gjykatës italiane, Mediu ka favorizuar Gazmend Mahmutaj, i dënuar me 10 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge, për të kaluar nga Shqipëria për në Itali me emër të rremë, në mënyrë që t’i shmangej autoriteteve të këtij vendi. Mahmutaj së bashku me një grup parlamentarsh shqiptarë, kanë kaluar në vitin 1998 tranzit nga Italia, për të marrë pjesë në një takim më Parlamentin Europian.

Vendimi i trupit gjykues ishte se Fatmir Mediu e ka ndihmuar Mahmutajn t’i shpëtojë drejtësisë italiane dhe për këtë arsyse u dënua fillimisht me 4 vite dhe 6 muaj burg, por për shkak të procedurës me gjykim të shkurtuar, dënimi përfundimtar iu caktua 3 vite burg.

Trupi gjykues në Itali ka arritur në përfundimin e se Mediu e ka ndihmuar Mahmutaj t’i shmanget drejtësisë italiane duke mos vuajtur dënimin. Mediu u dënua me 4 vite e 6 muaj burg dhe pas procedurës me gjykim të shkurtuar, ai përfundimisht u dënua me 3 vite burg.

Sipas Temës, Mediu ka përdorur gjatë kohës që ka qenë ministër i Mbrojtjes, në qeverinë e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasaportë me emrin Fatmir Mehdihoxha, për t’iu shmangur në këtë mënyrë arrestimit.

{gallery}fatmirmediu{/gallery}

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja si e kalon pasditen çifti Kokëdhima. Deputeti lajmëron javë të ngarkuar politikisht
Je zyrtar dhe s’merr kupon? Mos e bëj, rrezikon vendin e punës. Ja urdhri i ri i Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.019178867340088
array(1) { ["section"]=> string(68) "zbardhet-vendimi-fatmir-mediu-i-denuar-me-3-vite-burg-ne-itali-21282" }