Zbardhet vendimi, FIFA dënon ashpër FSHF-në, tifozët kuqezi dëmtojnë Kombëtaren

Publikuar tek: sport, më 17:17 03-11-2016 Zbardhet vendimi, FIFA dënon ashpër FSHF-në, tifozët kuqezi dëmtojnë Kombëtaren

Komisioni i Disiplinës në FIFA ka marrë vendimin për të dënuar FSHF-në me 50 mijë franga në total për sjelljen e gabuar të tifozëve shqiptarë në ndeshjet që Kombëtarja kuqezi luajti ndaj Luksemburgut dhe ndaj Spanjës. Newsport.al mëson ekskluzivisht se këto janë dy dënime me nga 25 mijë franga për ndeshje, që institucioni më i lartë vendor i futbollit shqiptar do të duhet t’i paguajë për përdorimin e mjeteve piroteknike që kanë hedhur tifozët kuqezi në dy sfidat e fundit të Përfaqësueses sonë.

Në fakt, ky dënim me gjobë për FSHF-në është një masë disiplinore ku FIFA është treguar e butë me Kombëtaren tonë, duke marrë parasysh se të tilla incidente të krijuara nga ana e tifozëve shqiptarë nëpër stadiume kanë qenë raste të përsëritura dhe FSHF-ja ka marrë paralajmërime të njëpasnjëshme për të tilla episode.

Gjithsesi, sjellja e gabuar e tifozëve kuqezi vazhdon të mbetet problem. Kjo edhe pse dënimet me gjobë nuk kanë munguar në adresë të Kombëtares kuqezi nga FIFA, por edhe përtej fushatës së ndërgjegjësimit ndërmarrë nga FSHF, ku përfaqësuesit e federatës kanë kërkuar që të eliminohet përdorimi i mjeteve piroteknike nga tifozët shqiptarë në stadiume, si në rastet e tymueseve, shashkave apo fishekzjarrëve nga ana e tifozëve.

Mbetet për të mos u përsëritur më për të shmangur mbylljen e dyerve të stadiumit “Loro Boriçi”, gjë e cila nëse do të ndodhte do të ishte një dëm kolosal sportiv për kuqezinjtë në fushatën eleminatore drejt “Rusi 2018”./ Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rezultatet e mbrëmjes së sotme, vetëm një skuadër siguron matematikisht kalimin në 1/16-at e Champions League
Dhuna në “Elbasan Arena”, FSHF dënon Partizanin dhe Skënderbeun me ndeshje pa tifozë »
Article Logic
Execution time: 0.024734973907471
array(1) { ["section"]=> string(83) "zbardhet-vendimi-fifa-denon-ashper-fshf-ne-tifozet-kuqezi-demtojne-kombetaren-58328" }