Zbardhet vendimi i Katanias për Saimir Tahirin

Publikuar tek: barometri, më 08:58 30-10-2018 Zbardhet vendimi i Katanias për Saimir Tahirin

Zbardhet vendimi i ardhur nga Italia për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

 

Vendimi i dhënë nga Gjykata e Katanias thotë se nuk ka asnjë provë që e lidh ish-ministrin Tahiri me grupin Habilaj.

“Nuk ekzistojnë fakte dhe elemente të vlefshëm për të mbështetur akuzën”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Prokurori i kërkon gjykatës të arkivojë procedimin në fjalë. Gjykata ka pranuar kërkesën për arkivimin e procedimit në fjalë. Sipas antimafias italiane Saimir Tahiri është i pafajshëm.

Ky vendim është lëshuar në datën 15.03.2018.

Ndërkohë mesditën e sotme Tahiri është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku tha se dorëzoi një provë deçizive për hetimin e tij.

Ndërkohë Tahiri nuk dha më shumë informacione duke i kërkuar gazetarëve të duronin edhe 2 ose 3 ditë kur pritet që ish-ministri të mbajë një konferencë.

Kujtojmë që Tahiri lajmëroi se do të zhvillonte një konferencë për shtyp ditën e shtunë, por më pas u shty për këtë javë.

dok1.jpg

dok2.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020862817764282
array(1) { ["section"]=> string(53) "zbardhet-vendimi-i-katanias-per-saimir-tahirin-139564" }