Zbardhet vendimi i UEFA, Skënderbeu manipuloi 45 ndeshje në Superligë, Ridvan Bode, Takaj dhe Zeqo të përfshirë

Publikuar tek: sport, më 15:46 09-09-2016 Zbardhet vendimi i UEFA, Skënderbeu manipuloi 45 ndeshje në Superligë, Ridvan Bode, Takaj dhe Zeqo të përfshirë

Gjashtë herë radhazi kampionët e vendit tashmë ndodhen në telashe të mëdha përsa i përket problemeve me ndeshjet e trukuara. Ata u pezulluan nga kompeticionet europiane për një vit, ndërsa këtë verë nuk morën pjesë në Champions League.

UEFA bëri me dije në muajin qershor se vendimi për Skënderbeun nuk ishte i detajuar asokohe, sepse nuk ka pasur kohë në dispozicion për të marrë në shqyrtim materialet, ndërsa së fundmi ka vendosur dhe ka treguar qartësisht se sa ndeshje ka trukuar skuadra kuqeblu.

Klubi i presidentit Ardjan Takaj akuzohet drejtpërdrejtë nga UEFA, siç shihet në faksimile, se "akuzohet për 5 ndeshje të trukuara në Champions League, 2 ndeshje të trukuara në Europa League, 41 ndeshje të Kategorisë Superiore Shqiptare dhe të Kupës së Shqipërisë, si dhe 6 ndeshje miqësore.

Nën akuzë është edhe ish-ministri i Financave të Shqipërisë, Ridvan Bode dhe ish-presidenti i klubit korçar, Agim Zeqo.

"Monitorimi i ndeshjeve të Skënderbeut nga sistemi i specializuar ka nisur që nga prilli 2007. Hetimet flasin për krijimin e lidhjeve trukuese mes personave të klubit shqiptar, si Ridvan Bode (mbështetës financiar, ish-ministri i Financave), Ardjan Takaj (president i klubit) dhe Agim Zeqo (ish-presidentit të klubit), udhëheqës, si dhe lidhjeve të tyre me kompanitë e basteve, përmes sponsorëve, ose disa individëve", shkruhet në faksimilen e UEFA-s, e cila ndodhet në zyrat e FSHF-së.

14287556_10155136775403765_1159870486_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lorik Cana pa skuadër, gjiganti grek e vë nën shënjestër
Këto janë të gjitha ndeshjet për të cilat Skënderbeu akuzohet se i ka trukuar (Lista) »
Article Logic
Execution time: 0.0044059753417969
array(1) { ["section"]=> string(114) "zbardhet-vendimi-i-uefa-skenderbeu-manipuloi-45-ndeshje-ne-superlige-ridvan-bode-takaj-dhe-zeqo-te-perfshire-52425" }