Zbardhet vendimi per Nazer Seitaj, gjykata: Ekstradimi është kryer në kundërshtim me ligjin

Publikuar tek: barometri, më 07:44 25-08-2018 Zbardhet vendimi per Nazer Seitaj, gjykata: Ekstradimi është kryer në kundërshtim me ligjin

Gjykata e Katanias ka vendosur që të lirojë nga burgu shtetasin Nazer Seiti.

 

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se gjatë hetimit të kryer janë konstatuar shkelje nga ana e institucioneve si Policia Gjyqësore e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, Drejtoria e Marëdhenieve Juridiksionale me Jashtë pranë Ministrit të Drejtësisë, Drejtoria e Marëdhenieve Juridiksionale pranë Prokurorit të Përgjithshem, për ekstradimin e tij.

Gjithashtu, mësohet se ekstradimi i shtetasit Nazer Seiti, nuk ka sjellë pasoja të parikuperueshme në hetimin e procedimit penal nr.134 të vitit 2016, siç do të ishte lirimi i personit.

Nga ana e Ministrisë së Drejtësisë janë kryer procedurat e ekstradimit të shtetasit Nazer Seiti, në Itali, ndërkohë që ky shtetas është në hetim në shtetin shqiptar me masë sigurimi arrest në burg për llogari të procedimit 134 të vitit 2016 nga Prokuroria për Krimet e Rënda, Tiranë, raporton newsbomb.al.

Ndërsa, nga ana e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Durrës është vlerësuar se ky ekstradim është kryer në kundërshtim me parashikimet e nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale dhe për këtë shkak është regjistruar procedimi penal nr.172 për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Por, nga kryerja e veprimeve hetimore, nuk janë konstatuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17832016944885
array(1) { ["section"]=> string(96) "zbardhet-vendimi-per-nazer-seitaj-gjykata-ekstradimi-eshte-kryer-ne-kundershtim-me-ligjin-132084" }