Zbardhet vendimi, UEFA përjashton Skënderbeun për trukim ndeshjesh. Klubi: Vendim i padrejtë, e apelojmë në CAS

Publikuar tek: sport, më 18:20 06-06-2016 Zbardhet vendimi, UEFA përjashton Skënderbeun për trukim ndeshjesh. Klubi: Vendim i padrejtë, e apelojmë në CAS

Është zbardhur vendimi i UEFA-s për klubin shqiptar të Skënderbeut. UEFA ka vendosur të përjashtojë me një vit klubin korçar nga të gjitha garat europiane për shkak të akuzave për trukime ndeshjesh.

Skënderbeu do të paguaj gjithashtu edhe një gjobë prej 100 mijë eurosh. Nuk dihet nëse pas vendimit të UEFA-s do të ketë veprime nga FSHF-ja që mund të penalizojnë më tej kampionët e Shqipërisë. 

Klubi shqiptar ka të drejtë apelimi për këtë vendim të marrë nga UEFA dhe çështja mund të shkojë deri në CAS.

Skënderbeu do të merrte pjesë si fitues i Superligës, në ndeshjet paraeleminatore të Champions League për sezonin 2016-2017.

Menjëherë pas publikimit të lajmit në media, ka reaguar klubi i Skënderbeut. Në deklaratën zyrtare, klubi juglindor e konsideron të padrejtë vendimin e UEFA-s, ndërsa paralajmëron apelimin në CAS.

“Njoftojmë gjithë familjen bardhekuqe, që pavarësisht këtij vendimi, aspak te drejtë, aspak te provuar dhe argumentuar, të marrë në dëmin e klubit tonë, që ky vendim do te kundërshtohet në instancat më të larta”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Deklarata e plotë:

UEFA pezullon padrejtësisht Skëndërbeun nga Europa për sezonin 2016- 2017

Ka mbërritur sot në zyrat e klubit KF Skënderbeu, vendim i UEFA-s i cili ka pezulluar padrejtësisht ekipin e Skëndërbeut për një sezon (2016 -2017) nga Kupat e Europës.

Njoftojmë gjithë familjen bardhekuqe, që pavarësisht këtij vendimi, aspak te drejtë, aspak te provuar dhe argumentuar, të marrë në dëmin e klubit tonë, që ky vendim do te kundërshtohet në instancat më të larta.

Jemi të sigurtë që e drejta e mohuar në UEFA, do të fitohet në CAS nga klubi ynë.

Bëjme me dije të gjithë tifozerinë korçare, që ka nisur menjëherë përgatitja e dokumentacionit nga grupi i specializuar i avokatëve për ta paraqitur mbrojtjen e "KF Skënderbeu" në Gjykatën e Arbitrazhit në Luzanë.

Skëndërbeu është i qetë , nuk do të dorëzohet dhe sigurisht nuk do të heqë dorë nga e drejta absolute e mohuar padrejtësisht në mënyrën më flagrante.. Sëbashku jemi më të fortë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhen koeficientët e ndeshjes Shqipëri - Zvicër, ja sa kuotohet kombëtarja
Elseid Hysaj: Pritshmëritë për Europianin? Duhet të shohim ndeshje pas ndeshje »
Article Logic
Execution time: 0.022192001342773
array(1) { ["section"]=> string(113) "zbardhet-vendimi-uefa-perjashton-skenderbeun-per-trukim-ndeshjesh-klubi-vendim-i-padrejte-e-apelojme-ne-cas-42642" }