Zbardhet vrasja e zyrtarit në Vlorë, arrestohen 3 persona, në kërkim një tjetër (DETAJE-EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:50 12-06-2019 Zbardhet vrasja e zyrtarit në Vlorë, arrestohen 3 persona, në kërkim një tjetër (DETAJE-EMRAT) Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Selenicë ku mbeti i vrarë kreu i njësisë administrative Kotë në Vlorë, Argjil Gjoka.

Policia ka vënë në pranga 3 autorët e dyshuar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Më datë 11.06.2019, rreth orës 14:20, në fshatin Petë të Selenicës, pas një konflikti me armë zjarri midis disa personave, janë plagosur shtetasit Arif  Bejtaj, 19 vjeç dhe Argjil Gjoka, 51 vjeç, ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën në Spitalin e Vlorës.

Në pranga janë vënë shtetasit:

  • • Namik Bejtaj, 30 vjeç (arrestuar).
    • Jace Bejataj, 22 vjeç (arrestuar).
    • Arif Bejtaj, 19 vjeç (arrestuar).
    Të tre këta shtetas janë me banim në fshatin Mavrovë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi M .P. (B), 32 vjeç, banues në Vlorë dhe po punohet për kapjen e tij.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit Fatmir Osmënaj dhe Astrit Osmënaj, (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake".

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00701904296875
array(1) { ["section"]=> string(97) "zbardhet-vrasja-e-zyrtarit-ne-vlore-arrestohen-3-persona-ne-kerkim-nje-tjeter-detaje-emrat-167900" }