Zbardhet vrasja në Lushnjë, viktima i ngacmoi gruan pronarit të lokalit, tentoi ta përdhunonte

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:03 12-12-2017 Zbardhet vrasja në Lushnjë, viktima i ngacmoi gruan pronarit të lokalit, tentoi ta përdhunonte

Një person u ekzekutua mbrëmë me armë zjarri në fshatin Goriçaj të Lushnjes.

Mësohet se pas një debati në një lokal është qëlluar me armë zjarri 42-vjeçari Judmir Stambulliu. Policia zbulon disa detaje më tepër lidhur me këtë ngjarje dhe sqaron se shkak për këtë vrasje është bërë një konflikt i çastit, e konkretisht mësohet se viktima pasi kishte pirë alkool, kishte ngacmuar gruan e pronarit të lokalit, madje kishte tentuar edhe ta përdhunonte. 

“Në datën 11.12.2017, rreth orës 23:40 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Divjakë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Goriçaj ka ndodhur një vrasje.

Mënjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes grupi hetimor i cili ka konstatuar se: Në fshatin Goriçaj, Divjakë, në një lokal është qëlluar me armë gjahu shtetasi A.Ll, 42 vjeç, banues në Goriçaj, Divjakë, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Në kohë rekord policia e Divjakës zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar. Nga hetimet paraprake rezultoi se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Petrit Toromëni, 42 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, Divjakë, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes”, sqaron policia. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032303094863892
array(1) { ["section"]=> string(99) "zbardhet-vrasja-ne-lushnje-viktima-i-ngacmoi-gruan-pronarit-te-lokalit-tentoi-ta-perdhunonte-102767" }