Zbarkimi i policisë në Shkozë, reagon ish-kryeministri: Kam një thirrje për mediat

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:36 19-09-2017 Zbarkimi i policisë në Shkozë, reagon ish-kryeministri: Kam një thirrje për mediat

Mëngjesin e sotëm IKMT ka nisur aksionin për shembjen e ndërtimeve të konsideruara pa leje në zonën e Shkozës, ndërsa i gjithë procesi është shoqëruar me forca të shtuara të policisë dhe “Shqiponjës”.

Kjo situatë ka ngjallur reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Përmes një statusi në facebook, Berisha e cilëson aksionin një shtetrrethim nga dhuna shtetërore, dhe apelon mediat të jenë në anën e familjarëve të prekur.   

 

“Stop terrorit shteteror ne Shkoze! Shtetrrethim ne Shkoze. Qindra police e bandite me uniforme kane rrethuar Shkozen dhe banoret e saj, qe po mbrojne shtepite e tyre nga arbitrariteti dhe dhuna shteterore. Policia ka bllokuar linjat e autobuzave. U bej thirrje mediave te mos bllokojne lajmet por te qendrojne ne anen e viktimave! sb”, shkruan Berisha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020090818405151
array(1) { ["section"]=> string(86) "zbarkimi-i-policise-ne-shkoze-reagon-ish-kryeministri-kam-nje-thirrje-per-mediat-92871" }