Zbrazet salla e kuvendit, shikoni ç’po bëjnë deputetët e opozitës, Tritan Shehu ndryshe nga të gjithë (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:20 05-10-2017 Zbrazet salla e kuvendit, shikoni ç’po bëjnë deputetët e opozitës, Tritan Shehu ndryshe nga të gjithë (FOTO)

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi vendosi të shtyjë seancën plenare për shkak të klimës tensionuese së krijuar nga opozita, pas përjashtimit të kryeopozitarit Lulzim Basha për “pushtim të foltores”.

Megjithatë, deputetët e PD-së vazhdojnë të mbajnë qëndrimin e tyre protestues, duke qëndruar pranë foltores, pas kërkesës së Bashës për shtyrjen e seancës dhe mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, lidhur me diskutimin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi.

Kërkesa e Bashës nuk u miratua nga Ruçi, i cili pas kërcënimeve të Bashës për bojkot e ndëshkoi me përjashtim për seancën e sotme.

Sakaq, edhe pse seanca u shty për në orën 18.00 grupi opozitar vazhdon të qëndrojë në sallën e kuvendit, e cila është zbarzur nga pjesa tjetër e ligjvënësve.

Në këtë foto të publikuar nga deputeti Gent Strazimiri deputetët shfaqen të vetëm në sallë në pritje të rinisjes së seancës. Ata janë të gjithë të qeshur teksa pozojnë me dy gishta, ndërsa shikojmë prezent ish-liderin e PD, Sali Berisha, pranë tij ndodhet Lulzim Basha, të cilët janë të rrethuar nga deputetët e tjerë të kësaj legjislature.

Ajo që bie në sy është se deputeti Tritan Shehu ndryshe nga të gjithë nuk ka ngritur dy gishtat, por vetëm gishtin tregues, një simbol me të cilin nuk e dimë ende cfarë ka dashur të përcjellë.

 

22196016_1594486527275770_6219987311271901716_n_copy.jpg

 

22154386_1594477460610010_5994012525576257174_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021745920181274
array(1) { ["section"]=> string(110) "zbrazet-salla-e-kuvendit-shikoni-c-po-bejne-deputetet-e-opozites-tritan-shehu-ndryshe-nga-te-gjithe-foto-94828" }