Zbulimet spektakolare në Durrës, reagojnë mbrojtësit e kulturës: U çmend edhe Instituti i Arkeologjisë, turp!

Publikuar tek: kulture-art, më 17:04 10-02-2017 Zbulimet spektakolare në Durrës, reagojnë mbrojtësit e kulturës: U çmend edhe Instituti i Arkeologjisë, turp!

Vazhdojnë zbulimet spektakolare në Torrën Veneciane në Durrës që po masakrohet nga projekti Veliera.

Pas topava të luftës Veneto-Turke të vitit të  shekullit XVII po dalin topa të armatosjes së anijeve të shekullit XVI dhe gjyle topash të kalibrit të rëndë të shekullit XV të periudhes kur Durresi iu dorëzua osmaneve nga Venedikasit (1501).

Sakaq reagojnë  Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore që kritkon ashpër kreun e Institutit të Arkeologjisë Luan Perzhita.

“Ndërkohë që në Durrës përditë dalin artefakte te reja arkeologjike, për çudi Luan Perzhita, drejtori i Institutit të Arkeologjisë (që bën mbikqyrjen arkeologjike zyrtare sipas kontratës me Bashkinë e Durrësit) vijon të thotë që kemi gjetur vetëm themelet e një shtëpie të shembur në vitin 1926.

 Murin 2,5 m nuk e dallon dot (muri i kalasë). Me sa duket nuk duhet të presim më shkencë nga njerezit që rrinë me dorë në zemer nga frika e qeverisë. Pas IMK me sa duket "u cmend" edhe IA”, thuhet në reagimin e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë.

“Vijojnë të vijnë denoncime tronditëse në adresen e FORUMIT, ashtu sikurse edhe reflektohen nga mediat, por Trashëgimia po merr rrugën e Largqoftit... Duhet me tepër solidaritet qytetar kunder këtij rrenimi që nuk ndalet. Durresi po kthehet në një qytet muhaxhiresh nga muhaxhirët e kulturës në Shqipëri!

Luan Perzhita ne rastin më të mirë nuk tregon të vërtetën. Turp për arkeologjinë shqiptare që deklaron se nuk janë betonizuar gërmimet. Në Durrës, në atë kantjer, prej javesh i gjithë siti arkeologjik eshte mbjelle me pilota mbi 10 m të thella me armaturë hekuri dhe beton të cilësisë së lartë që kanë shkatërruar shtresat arkeologjike paralel me rrugën ekzistuese në Zonën "A" !!! “, thuhet më tej në reagimet e njëpasnjëshme të mbrojtësve të kulturës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 100-vjetori i lindjes së Musine Kokalarit, bibloteka në Tiranë merr emrin e saj
Ermal Meta na bën krenarë, fiton një tjetër çmim të rëndësishëm në Sanremo »
Article Logic
Execution time: 0.019315958023071
array(1) { ["section"]=> string(111) "zbulimet-spektakolare-ne-durres-reagojne-mbrojtesit-e-kultures-u-cmend-edhe-instituti-i-arkeologjise-turp-68350" }