Zbulimi i madh që ndryshon historinë, Ballkani është vendlindja e njerëzimit, jo Afrika

Publikuar tek: aktualitet, më 14:05 23-05-2017 Zbulimi i madh që ndryshon historinë, Ballkani është vendlindja e njerëzimit, jo Afrika

Historia e njerëzimit është rishkruar pas zbulimit të madh të shkencëtarëve se vendlindja e njerëzimit është Europa, jo Afrika.

Aktualisht, shumica e ekspertëve mendojnë se prejardhja jonë u shkëput nga ajo e majmunit rreth 7 milion vjet më parë në Afrikën Qëndrore, ku hominidët qëndruan për 5 milionë vjet përpara se të guxonin të udhëtonin më larg.

Por dy fosilet e një krijese të ngjashme me majmunin që ka patur dhëmbë të ngjashëm me njeriun, janë gjetur në Bullgari dhe Greqi e datojnë 7.2 milion vjet më parë.

Zbulimi i krijesës i quajtur Graecopithecus freybergi, me pseudonimin “El Graeco”, dëshmon se paraardhësit tanë nisën të evolojnë në Europë 200,000 vjet përpara hominidëve të hershëm afrikanë.

btrye45ny45tyut6jtj.jpg

Një ekip ndërkombëtar studiuesish thonë se gjetjet ndryshojnë tërësisht fillimin e historisë së njerëzimit dhe vendin e fundit të përbashkët të paraardhësve tanë dhe shimpanzeve - e ashtuquajtura nyja e zhdukur - në rajonin e Mesdheut.

Në atë kohë, ndryshimi i klimës e kishte kthyer Europën Lindore në një savanë të hapur që i detyroi majmunët të gjenin burime të reja ushqimi duke shkaktuar zhvendosjen drejt bipedalizmit, besojnë hulumtuesit.

"Ky studim ndryshon idetë që lidhen me njohuritë në lidhje me kohën, vendin dhee hapat e para të njerëzimit," thotë Profesor Nikolai Spasov nga Akademia Bullgare e Shkencave.

rtny56urtyjueeth5.jpg

Si mund të jetë dukur Graecopithecus

"Graecopithecus nuk është një majmun. Ai është anëtar i fisit të hominins dhe paraardhësi i drejtpërdrejtë i Homo.

"Në një farë mase kjo është një nyje e sapo zbuluar që mungonte. Por nyjet që mungojnë gjithmonë do të ekzistojë, sepse evolucioni është një zinxhir i pafund i formave të mëvonshme. Ndoshta fytyra El Greko do t'i ngjajë një majmun të madh, me dhëmbët e qenit më të shkurtër."

tnmj756m7u567yuhjurgr.jpg

Dhëmbi i Graecopithecus

Sidoqoftë, antropologu Dr Peter Andrews është skeptik.

“Është e mundur që njerëzimi të ketë lindur në Europë, megjithatë në Afrikë ka fosile të shumta si kocka dhe kafka, të cilat do hezitoja t’i vendosja përballë një prove të vetme të gjetur në Europë”, thotë ai.

ftrnyrtm7yu56ujgthfrt.jpg

Nofulla e poshtme e Graecopithecus

/Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.018237113952637
array(1) { ["section"]=> string(91) "zbulimi-i-madh-qe-ndryshon-historine-ballkani-eshte-vendlindja-e-njerezimit-jo-afrika-79688" }