Zbulimi në Durrës, flet kreu i institutit të arkeologjisë: Muret që duken janë të vona

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:56 10-02-2017 Zbulimi në Durrës, flet kreu i institutit të arkeologjisë: Muret që duken janë të vona

Ende nuk është marrë asnjë vendim konkret nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë për zbulimin e bërë në Durrës. Gjatë ditës së djeshme KKA ka vendosur të bëhen sondzhe për të mbajtur në fuqi urdhrin për pezullimin e punimeve në zonën ku janë bërë zbulime.

Ndërkohë drejtori i Institutit të Arkeologjisë tha se ajo shtëpi i përket shekullit të 19-të dhe është objekt i vonë dhe jo i mesjetës.

Është një banesë e shembur në vitin 1926 nga qeveria e kohës kur u vendos të ndërtohej Porti. Sipas tij ajo nuk është një objekt arkeologjik, por për ndërtimin e saj janë marrë pjesë muresh nga ndërtime të vjetra, mbase romake.

Përzhita deklaron se asnjë pjesë mur nuk është betonizuar dhe se për këtë ka një marrveshje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020735025405884
array(1) { ["section"]=> string(90) "zbulimi-ne-durres-flet-kreu-i-institutit-te-arkeologjise-muret-qe-duken-jane-te-vona-68291" }