Zbulohen dy atentatorët e sulmit në SHBA, vranë 14 persona dhe plagosën 17

Publikuar tek: bota, më 09:10 03-12-2015 Zbulohen dy atentatorët e sulmit në SHBA, vranë 14 persona dhe plagosën 17

Përfundon me 14 viktima sulmi në një qendër për personat me aftësi të kufizuar në SHBA. Ngjarja ndodhi dje në qytetin San Bernardino.

Emrat e dy personave të dyshuar për sulmin janë Syed Farook dhe Tashfeen Malik

Si ndodhi ngjarja? Rreth orës 11 të ditës së djeshme, me orën e tyre lokale, dy azilantë hapën zjall në Inland Regional Center, bëri me dije policia. 14 persona humbën jetën dhe 17 u plagosën. Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi. Por sipas policisë kishte një lloj parapërgatitje, atentatorët ishin të armatosur rëndë dhe vepruan me taktikë.

Pas ndërhyrjes së policisë, dy atentatorët u vranë nga efektivët. Edhe një person i tretë u zbulua si i dyshimtë, por sipas informacioneve paraprake, mund të mos ketë lidhje me sulmin. 

“Refuzoj të pranoj këtë si normale. Duhet të ndërmarrim aksionin për të ndaluar tani dhunën me armë’’, tha Clinton.

Ndërsa për Trump, të shtënat në Kaliforni tregonin një situatë të keqe.

“Të shtënat në Kaliforni tregojnë një situatë të keqe. Fat të mbarë në zbatimin e ligjit. Kjo ndodh kur policët tanë janë kaq të vlerësuar’’, tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.28857016563416
array(1) { ["section"]=> string(79) "zbulohen-dy-atentatoret-e-sulmit-ne-shba-vrane-14-persona-dhe-plagosen-17-26838" }