Zbulohen emrat e 4 komandove të Forcave të Armatosura që dezertuan në Londër (EMRAT+FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:24 17-11-2017 Zbulohen emrat e 4 komandove të Forcave të Armatosura që dezertuan në Londër (EMRAT+FOTO)

Katër komando të Forcave Speciale shqiptare janë arratisur në Londër, ku ndodheshin për një trajnim por nuk janë kthyer më në atdhe.

Ngjarja ka ndodhur në fund të muajit tetor kur Komandot kanë humbur kontaktet dhe dyshohet të jenë arratisur në Britaninë e Madhe.

Bëhet me dije se katër komandot të cilët janë arratisur janë:

1. Ylber Tokrri

2. Aleksandër Shkulaku

3.Klevis Lamkaj

4.Reni Ajazi

Sakaq, Prokuroria ka nisur hetimet për çështjen në fjalë në bashkëpunim me autoritetet britanike dhe katër ushtarët e repartit Komando po hetohen për dezertim pas denoncimit të bërë nga Ministria e Mbrojtjes.

Burime për Newsbomb.al, bëjnë me dije se Ministria e Brendshme ka arritur të lokalizojë vendndodhjen e tyre ndërsa policia londineze është vënë në kërkim të tyre.

Dje Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me dezertimin e katër ushtarëve të Repartit Komando teksa ndodheshin për specializim në Londër.

Ministria e Mbrojtjes informon se është bërë kallëzimi penal në Prokurori për “dezertim”.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media pasditen e sotme, zyra e shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes bën me dije se: 4 efektivë ushtarake, që kanë qenë duke kryer detyrën e tyre jashtë vendit, nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfundimit të saj. 

Sipas “Kodit Penal Ushtarak”, ndaj 4 efektivëve, pranë Prokurorisë së Rrethit, Tiranë është depozituar kallëzim penal “Për dezertim”. Prej disa javësh, çështja është në hetim nga ana e autoriteteve përkatese’, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë.

ALEKSANDER SHKULAKU

16114951_159689794520719_8709892558842797533_n.jpg

KLEVIS LAMKAJ

13495261_1534706399888455_6122950957170844239_n.jpg

 

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e komisarit Artan Çuku, gazetari: Çështja është në kolaps
Gazetari i njohur kërcënohet nga drejtori i Emergjencave Civile: Do të tërheq zvarrë, e vazhdojmë personalisht! Ja si nisi sherri »
Article Logic
Execution time: 0.015658855438232
array(1) { ["section"]=> string(93) "zbulohen-emrat-e-4-komandove-te-forcave-te-armatosura-qe-dezertuan-ne-londer-emrat-foto-99859" }