Zbulohen foto të reja të darkës kryeministrore, çfarë nuk u pa në ekran, Rama në objektivin e aparatit me "bosët" e medias

Publikuar tek: politike, më 11:06 30-12-2015 Zbulohen foto të reja të darkës kryeministrore, çfarë nuk u pa në ekran, Rama në objektivin e aparatit me

Zbulohen foto të reja nga darka e shumërfolur e kryeministrit Rama me gazetarët. Këto foto tregojnë ato që nuk u transmetuan në ekranet e televizioneve për sytë e publikut. “Bosët” e mediave, të njohur për kritikat e tyre ndaj Ramës, këtë herë duket se kanë qenë tërësisht të çliruar para shefit të kabinetit qeveritar.

Lorenc Vangjeli dhe Blendi Fevziu, shkrihen së qeshuri ndërsa kryeministri Rama diç u tregon. Sigurisht nuk mund të kalojë pa u vënë re edhe buzëqeshja e Armand Shkullakut i cili zor se buzëqesh kur bëhet fjalë për kryeministrin Rama.

Një tjetër moment pikant i fotografuar gjatë festës është edhe gjesti i Ramës ndaj Ylli Rakipit. Rama shtyn me dorë gazetarin i cili nga ana tjetër duket thellësisht i përfshirë në bisedën me kryeministrin.

Interesant është edhe qëndrimi i Aleksandër Frangajt që duket sikur shikon gjithçka nga jashtë. I mbështetur në karrige, pronari i Tv Klan thjesht shijon dhe dëgjon me interes bisedën ndërsa as ai nuk e fsheh buzëqeshjen përsa po sheh e dëgjon.

{gallery}Festa{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Zhupa: Ja si i shpërbleu qeveria me tendera 4 persona me lidhje politike me maxhorancën
Projektligji për shpifjen / Rama: Bëmë një lapsus, në Shqipëri shpifet më shumë se në të gjithë globin »
Article Logic
Execution time: 0.025589942932129
array(1) { ["section"]=> string(124) "zbulohen-foto-te-reja-te-darkes-kryeministrore-cfare-nuk-u-pa-ne-ekran-rama-ne-objektivin-e-aparatit-me-boset-e-medias-28848" }