Zbulohen fotot, Bekim Balaj dhe Elita Rudi, pushime në Kroaci

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:29 02-07-2016 Zbulohen fotot, Bekim Balaj dhe Elita Rudi, pushime në Kroaci

Ndonëse janë përpjekur vazhdimisht ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre të dashurisë, fotot i kanë “tradhtuar” futbollistin Bekim Bala dhe bukuroshen e ekraneve Elita Rudi.

Duket se futbollisti i Kombëtares Shqiptare është i dashuruar dhe këtë e ka treguar vetëm pak ditë më parë, kur i ka bërë një surprizë mjaft romantike të dashurës së tij. Çifti ka kaluar disa ditë pushimesh në Kroaci, të organizuara posaçërisht për ditëlindjen e moderatores së “Elite Zone”.

Burime të “Bluetooth” tregojnë se për shkak të Kampionatit Europian dhe impenjimeve të të dashurit të saj me Kombëtaren Shqiptare, Elita kishte vendosur të festonte me mikeshat e saj në shtetin fqinj, por Bala nuk mund të mos e surprizonte me një dhuratë mjaft të veçantë, 23 trëndafila të kuq, e natyrisht edhe praninë e tij shkruan Gazeta Shqiptare. Moderatorja ka publikuar në rrjetet sociale një foto me buqetën e këndshme, ndërsa përkrah saj shkruan se ndjehej e bekuar që e kishte pranë futbollistin.

Pasi kanë festuar së bashku në plazhet e Kroacisë 23 ­vjetorin e modeles, futbollisti është rikthyer në Tiranë, ndërsa Elita Rudi vazhdon pushimet e saj në Kroaci me miqtë. Vetëm pak muaj më parë “Bluetooth” ka zbuluar lidhjen e futbollistit dhe Elita Rudit, madje edhe detaje nga njohja e tyre. I përfolur për lidhje të mundshme me shumë vajza të showbiz­it shqiptar, Bekim Bala është fokusuar tek raporti i tij me Elitën. Madje, sipas informacioneve, ata bëjnë gjithçka për të qëndruar sa më shumë pranë njëri­tjetrit.

Përpos impenjimeve dhe faktit që jetojnë në dy shtete të ndryshme, qoftë Elita, por edhe Bekimi udhëtojnë të paktën një herë në javë për tu takuar e për ta mbajtur dashurinë gjallë. Sidoqoftë, çifti duket se nuk është ende gati të deklarojë publikisht dashurinë. Por, fotot e postuara në “Snapchat”­in e Elitës dhe miqve të futbollistit tregojnë se përkushtimi i tyre ndaj njëri­tjetrit është i madh dhe nuk do ishte çudi që në të ardhmen e afërt të jenë gati për hapin e madh.

bekom_bala.jpg

elita_rudi.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068879127502441
array(1) { ["section"]=> string(65) "zbulohen-fotot-bekim-balaj-dhe-elita-rudi-pushime-ne-kroaci-45264" }