Zbulohen prapaskenat, PAJTOHEN Agron Llakaj e Xhevahir Zeneli, moderatori i “AL PAZAR” ftesë publike emrave të mëdhenj

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:45 08-11-2017 Zbulohen prapaskenat, PAJTOHEN Agron Llakaj e Xhevahir Zeneli, moderatori i “AL PAZAR” ftesë publike emrave të mëdhenj

70-vjetori i artistit të madh, regjisorit Gëzim Kame ka bërë bashkë ikonat e skenës e filmit shqiptar.

Ditëlindja e Kames është bërë edhe “sebep” pajtimi mes aktorëve të humorit: Agron Llakajt dhe Xhevahir Zenelit, shkruan newsbomb.al

Ndonëse muajt e fundit marrëdhënia mes dy aktorëve ka qenë e nderë, duke kujtuar gjithë momentet e bukura të kohës së tyre dhe humorin e atyre viteve, kolegët kanë lënë gjithçka pas duke u dëfryer me njëri-tjetrin.

Madje Llakaj, e ka nderuar edhe me një çmim Zenelin në këtë ceremoni festive, mëson newsbomb.al.

Krahas pajtimit që gëzoi të gjithë të pranishmit, një moment që thithi vëmendjen e gjithkujt ishte ftesa e hapur që Agron Llakaj i bëri regjisorëve të pavdekshëm shqiptarë.

“Koka” e spektaklit të humorit “Al Pazar” ftoi baballarët e regjisurës shqiptare, vetë Gëzim Kamen, Leka Bundon, Pëllumb Kullën etj. të japin kontributin e tyre duke u bërë pjesë e spektaklit që ai drejton.

Agron Llakaj ka menduar kështu të risjellë në qendër të medias e publikut shqiptar regjisorët dhe aktorët e “par exelence” që i kanë sjellë një shije të patjetërsueshme artit tonë.

Duke u bërë pjesë e spektaklit, sipas Llakajt, regjisorët do mund t’i jepnin edhe një “dorë” Al Pazar-it i cili po konkurrohet fuqishëm nga Luana Vjollca me “Shiko Kush Luan” apo Ermal Mamaqi me “Xing”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.060016870498657
array(1) { ["section"]=> string(120) "zbulohen-prapaskenat-pajtohen-agron-llakaj-e-xhevahir-zeneli-moderatori-i-al-pazar-ftese-publike-emrave-te-medhenj-98810" }