Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj propozon ndryshime në ligj për t’i hapur rrugë krijimin e një force elite mbi RENEA në Policinë e Shtetit.
Në ndryshimet e propozuara parashikohet mundësimi i kalimit nga ushtria në Policinë e Shtetit si edhe ekuivalentimi i gradave ushtarake me ato policore. Për herë të parë në radhët e policisë ushtarakë aktivë të forcave të armatosura.
Focra elitë e cila parashikohet të jetë mbi RENEA-n do të zhvillojë operacione sekrete dhe speciale dhe në të mund të rekrutohen ushtarakë të kualifikuar.
Sipas propozimit në letër, një “ major ” apo “ kapiten ” me anë të një marrëveshjeje mes ministrit të mbrojtjes dhe atij të brendshëm dhe pasi lirohet, mund të hetojë kriminelët apo ruajë rëndin dhe sigurinë publike.