Zbulohen relike të kontinenteve të fshehura nën Antarktidë

Publikuar tek: bota, më 19:33 09-11-2018 Zbulohen relike të kontinenteve të fshehura nën Antarktidë

Agjencia Hapësinore Europiane (ESA) ka arritur të zbulojë relike të kontinenteve të humbura, të fshehura nën akullin e Antarktidës për miliona vite.

Imazhet satelitore kanë zbuluar sipërfaqe toke të varrosura 1.5 kilometra nën akullin e kontinentit më enigmatik të Tokës.

Ekipi i shkencëtarëve kanë arritur të gjurmojnë pas një pune disa vjeçare lëvizjen e pllakave tektonike të Tokës nën Antarktidë. Disa prej këtyre pllakave janë rreth 200 milion vjeçare dhe kanë ndihmuar në formimin e Antarktidës.

Kontinentet kanë qenë të bashkuara në një masë toke gjigante dhe u ndanë vetëm 130 milion vite më parë. Por Sipas studimit Antarktida dhe Australia vijuan të ishin të bashkuara derisa u ndanë 55 milion vite më parë.

Shkencëtarët shpresojnë t’i përdorin të dhënat për të kuptuar më tepër rreth gjeologjisë dhe strukturës kontinentale të Antarktidës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I mbijetoi masakrës në Las Vegas, vritet në sulmin e Los Angeles
Ministri jep dorëheqjen për Brexit: Britania në prag të krizës më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore »
Article Logic
Execution time: 0.0046761035919189
array(1) { ["section"]=> string(65) "zbulohen-relike-te-kontinenteve-te-fshehura-nen-antarktide-140929" }