Zbulohen sponsorët e Kombëtares, ja si mund të jenë fanellat e reja në Francë

Publikuar tek: sport, më 22:56 24-12-2015 Zbulohen sponsorët e Kombëtares, ja si mund të jenë fanellat e reja në Francë

Skuadra Kombëtare do të mbajë të veshura fanella të stampuara nga firma e veshjeve “Makron” dhe jo më “Adidas”.

Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit e kanë bërë një zgjedhje të tillë (përveç të tjerash) edhe për shkak të një kërkese të veçantë që ka: Dizenjo e personalizuar e fanellës së Kombëtares, transmeton Panorama Sport.

Kjo është një kërkesë që firmat prestigjioze si “Adidas” nuk e pranojnë, pasi nuk janë të gatshëm të ndryshojnë dizenjot e tyre me elementë të veçantë që kërkon një ekip të shtojë në fanellë. “Montenegro Airlines” është sponsori tjetër që do të kenë kuqezinjtë në paraqitjen e tyre të parë në Europian. Kompania ajrore do të jetë një sponsor i shtuar për kuqezinjtë.

Lacio

“Makron” është firma që prodhon fanellën e skuadrës kryeqytetase në Serinë A, Lacios. Ajo aktuale e bardhekaltërve ka të formuar një shqiponjë në gjoks, duke qenë simboli i ekipit. Një ide kjo e ngjashme edhe për kuqezinjtë që duan të shtojnë një element të tillë në fanellë për pjesëmarrjen e parë në Europian.

“Macron” përveç fanellës së Lacios, bën edhe ato të Sportingut të Lisbonës dhe të një sërë klubesh në Francë dhe Britani. Ende nuk dihet se si mund të duket fanella e Kombëtares Shqiptare për në Francë.

Macron2-470x704.jpg

Macron1-470x470.jpg

*Dy variantet jo zyrtare

makron-470x470.jpg

*Fanella e Lazio-s

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mancini i hap rrugë huazimit të Manajt: Duhet të luaj më shumë në një ekip tjetër
Sulmuesi i njohur gjerman uron në shqip Krishtlindjet »
Article Logic
Execution time: 0.11528587341309
array(1) { ["section"]=> string(82) "zbulohen-sponsoret-e-kombetares-ja-si-mund-te-jene-fanellat-e-reja-ne-france-28497" }