Zbulohen të ftuarit special në finalen e “Këngës Magjike”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:38 09-12-2017 Zbulohen të ftuarit special në finalen e “Këngës Magjike”

Mbrëmjen e sotme në pallatin e Kongreseve është duke u zhvilluar finalja e festivalit, “Kënga Magjike”.

Përveç personazheve të njohura të artit dhe kulturës, nuk kishte se si të mungonin në këtë event edhe personalitetet e politikës. Kanë qenë disa në fakt, duke filluar nga më të rëndësishmit, presidenti Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Turizmit, Blendi Klosi edhe shumë të tjerë.

Por në momentin e prezantimit të tyre nuk kanë munguar as batutat e dy aktorëve të njohur, Besart Kallaku dhe Erion Isai.

Për Metën, aktori Kallaku tha se është presidenti më mbi palët që ka qenë ndonjëherë, duke u shprehur, “ai thotë se ka pikë të dobët Berishën, qeveris me qetësi me Ramën dhe fle me dashuri me Monika Kryemadhin”.

Por as për kryebashkiakun Veliaj, nuk kanë munguar batutat, kur Besart Kallaku tha: “Ore pse Erion Veliaj është ai? Mua më del ‘live’ në Paskuqan”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024665117263794
array(1) { ["section"]=> string(62) "zbulohen-te-ftuarit-special-ne-finalen-e-kenges-magjike-102530" }